-
Pse po ndiqni praktikën e Bashës? Alibeaj: Duam të mos ripërsëritet 6 marsi, por 'Rithemelimi' donte të na asimilonte me pretendimin se janë shumicë
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave për mbledhjen që mbajti për 3 orë me anëtarët e Kryesisë së PD duke thënë se vijojnë të mbështesin idenë e 1 kandidati të përbashkët dhe fitues. Ai u shpreh se diskutuan përiorganzimin dhe pjesëmarrjen n&eu
2 Nëntor 2022, 21:30 -
PD e ndarë në 14 maj, Alibeaj 3 orë mbledhje me Kryesinë: Rithemelimi synon asimilimin e grupit tonë me pretendimin se janë shumicë
Pas kërcënimeve të Sali Berishës ndaj grupit të Alibeajt, kreu i grupit parlamentar të PD i është përgjigjur duke thënë se Rithemelimi donte t’i asimilonte me pretendimin se janë shumicë. Pas mbledhjes Kryesinë e PD, Enkelejd Alibeaj tregoi se fokus i diskutimeve ishin zgjedhjet e 14 majit dhe mënyra se si PD do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit.
2 Nëntor 2022, 18:09 -
PD nisi negociatat për bashkim nga ndërmjetësimi i biznesmenit? Berisha: S’them që s'e kam takuar! Edhe Alibeajn e pres nesër në zyrë po të vijë
Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse negociatat për bashkimin e PD erdhën prej ndërmjetësimit të një biznesmeni apo jo. Ndonëse sot është konfirmuar që demokratët do të shkojnë të ndarë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha thotë se është i hapur për të komunikuar dhe për të diskutuar me çdo anëtarë të PD-së, pa ndërmjetësimin e asnjë personi të tretë.
1 Nëntor 2022, 21:58 -
Ylli Pata: Propozimet për bashkim të PD, ja pse Berisha nuk i plotëson 6 pikat e Gazmend Bardhit
Drafti i paraqitur nga Gazmend Bardhi si një platform bashkimi, natyrisht nuk është një tekst i pandryshueshëm, pasi edhe pala tjetër mund të shtojë edhe ndryshojë përmbajtjen. Por është një ide për të çuar tek një qëndrim elektoral i përbashkët i opozitës. Qëndrim që në thelb do të çojë që të ketë kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie, si dhe një ekip drejtues të përbashkët
1 Nëntor 2022, 12:38 -
Zaloshnja: Primaret e PD-së nuk janë si të Republikanëve në Amerikë…
Qysh në Foltoret e tij, Berisha i ka mëshur idesë se përzgjedhja e të gjithë kandidatëve të PD-së, nga kandidati për kryeministër deri tek kandidatët për kryebashkiakë, duhet të përzgjidhen nga elektorati i partisë me zgjedhje primare, si ato që zhvillojnë Republikanët amerikanë.
1 Nëntor 2022, 12:37 -
Mero Baze: ‘Bisedimet’ janë shpikje e Berishës për t'i mbajtur kundërshtarët e vet në kafene
Gazment Bardhi ka bërë një propozim me 6 pika për Sali Berishën, të cilat në thelb kërkojnë bashkimin e PD rreth të zgjedhurve nga elektorati dhe respektimin e palëve si dy fraksione që duhet të bashkëjetojnë me rregulla të qarta loje
31 Tetor 2022, 20:51 -
A do të krijojë Basha një Parti të re?
Megjithatë, sot është komode që ata që janë rikthyer të justifikojnë aksionet e tyre e për këtë ju duhej një "Jezu Krishti" i gatshëm për t'u kryqëzuar për mëkatet e tyre e këtë e ky është Basha! Po, po, Basha është sot ‘Jezu Krishti’ i mëkateve të historisë së lidershipit të PD!
29 Tetor 2022, 17:19 -
Mero Baze: Opozita e vërtetë... e Perëndimit në Shqipëri
Përtej zhurmës së dasmës së Berishës që martohet për herë të tretë me gruan e parë, ka një të vërtet që duhet ta pranojmë të gjithë. Martesa e Berishës me Ilir Meta/Metaj, është natyrale, e vërtet dhe strategjike për hallin që ka Sali Berisha dhe partneri i tij në këtë martesë.
28 Tetor 2022, 18:48 -
Përfundojnë brenda nëntorit! Hapet gara për primaret e Tiranës, Elbasanit e Durrësit, ja cili është formulari që do plotësojnë kandidatët e Rithemelimit
Flamur Noka njoftoi sot në Report Tv se brenda muajit nëntor do të zhvillohen primaret për Tiranën, Elbasanin e Durrësin.Report Tv ka siguruar udhëzimin mbi të cilin do të mblidhen kandidaturat për primare
26 Tetor 2022, 19:50 -
Bashkim në PD? Vendoset deri në 6 nëntor! Noka për Report Tv: Ja kur mbajmë primaret në Tiranë, Elbasan e Durrës! Konfirmon Këlliçin për garën në kryeqytet
6 nëntori, që përkon edhe me afatin e fundit të regjistrimit te kandidateve për primare, do të jetë dita kur demokratët do të zbulojnë nëse do të dalin të bashkuar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Flamur Noka thotë për Report Tv se primaret e Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës do të mbahen në nëntor. Për këtë të fundit konfirmon emrin e Belind Këlliçit duke e quajtur potencial për kandidat për kreun e bashkisë.
26 Tetor 2022, 18:25 -
Ngjela në Report Tv: Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, Rama do e ketë të vështirë qeverisjen! Do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh
“Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh”. Këtë paralajmëroi avokati Spartak Ngjela duke thënë se bashkimi i PD pa Saliun do ia vështirësonte qeverisjen Edi Ramës.
26 Tetor 2022, 15:26 -
Kallëzohet në SPAK gjyqtari që i dorëzoi PD-në Berishës, Agron Zhukri! Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash! Ka dyshime për disa shtëpi në Vjenë
Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri kallëzohet në SPAK me pretendimin se po favorizon një palë në proces gjyqësor. Nga e shkuara si shofer tek pasuria e dyshimtë. Dyshime për disa shtëpi në Vjenë?
26 Tetor 2022, 14:08 -
Negociatat për bashkimin e PD-së, Frrok Çupi: Asnjë nga palët nuk është e sinqertë në bisedime, Berishës s’i intereson të bëhen bashkë
Dy kampet e Partisë Demokratike janë larg bashkimit. Kështu shprehet analisti Frrok Çupi për Report Tv, i cili thotë se bisedimet mes grupit të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt nuk janë të sinqerta nga asnjëra palë.
25 Tetor 2022, 14:54 -
-
Këtë javë raundi i dytë i bisedimeve në PD! Mbështetësit e Alibeajt nuk janë dakord me ‘primaret’ e Berishës
Ndonëse ende nuk ka një datë, këtë javë negociatorët demokratë Edi Paloka dhe Gazment Bardhi pritet të ulen sërish për bisedimet për daljen me një kandidat. Pika e vetme që duket se i ndan janë primaret, por pavarësisht optimizmit për daljen me 1 kandidat, takimet po zhvillohen të ndara në terren.
23 Tetor 2022, 17:39 -
Bisedimet për 1 kandidat me Berishën, Alibeaj-Bardhi nisin konsultimet
Pas diskutimeve mes grupit të Enkelejd Alibeajt dhe grupit të Sali Berishës, për bashkimin e Partisë Demokratike me qëllim që të dilet më një kandidat për zgjedhjet vendore të 2023, deputetët demokratë kanë nisur konsultimet me bazën.
21 Tetor 2022, 22:06 -
Mero Baze: Tani e dimë përse është ndarë opozita
Në kulmin e retorikës së “bashkimit” të PD, në fakt ndodhi dhe ndarja më e madhe e tyre. 25 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike votuan ndarazi nga Sali Berisha dhe mbështetës të tij, rreth një ligji për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit
21 Tetor 2022, 19:50 -
Ylli Pata: Bashkimi postraumatik në PD, e çara më e thellë ndodhet në Shkodër
Zgjdhjet e pjesshme të 6 marsit krijuan në Shkodër një përplasje shumë të fortë mes dy pjesëve të Partisë Demokratike, të cilat konkurruan “për jetë a vdekje” për të marrë postin e kryetarit të bashkisë. Pjesa e foltotores pati hapur mbështetjen e LSI-së së Shkodrës, e cila është goxha stabile prej vitesh, si dhe mbështetjen jo krejt të hapur të grupit që drejton Tom Doshi.
20 Tetor 2022, 18:21 -
-
Asetet e krizës në PD, njëra palë ka logon, tjetra ka Berishën
Që nga 8 janari, kur godina e PD sulmohej me qyngje për shqyerje dyersh e mbrohej nga pala tjetër me shkopinj e spraj lotues, dita e djeshme ishte hera e parë që përfaqësues të dy grupimeve kacafytëse i dhanë dorën njëri tjetrit. Bardhi nga ajo që quhet PD legale dhe Paloka si përfaqësues i Rithemelimit u ulën në një takim të shume ndjekur nga kamerat.
20 Tetor 2022, 09:45
