-
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: S’kemi asnjë vatër të re, u kemi kërkuar bashkive që të ndalojnë tregtimin e shpendëve në mjediset e pa miratuara
Në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë vatër e re me virusin e shpendëve në vend. Ministria e Bujqësisë thotë se nuk ka vatra të tjera të dyshuara, por i bën thirrje bashkive që të marrin masa dhe të mos lejojnë tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pa miratuara për shitje
27 Mars 2022, 12:40 -
-
Gripi i shpendëve/ Ministria ndalon shitjen e pulave në treg të hapur të paautorizuar, tregtarët në Sukth vijojnë të dalin: Kështu do falimentojmë, s’kemi pula të infektuar
Pas rasteve me gripin e shpendëve Ministria e Bujqësisë ndaloi shitjen e pulave në tregjet vendase, por pavarësisht kësaj, fermerët e pulave vazhdojnë tregtimin e pulave dhe deklarojnë se në fermat e tyre me 8000 pula, nuk kanë rastisur asnjë rast të pulave të infektuara. Megjithatë edhe pse nuk kanë pula të infektuara, tregtarët e Sukthit deklarojnë se situata e pularive ka ndikuar për keq dhe tek shitja e pulave të tyre, gjë e cila po i çon drejt falimentit
26 Mars 2022, 14:22 -
Gripi i shpendëve, zv.ministrja e bujqësisë: S'ka raste të reja në 24 orët e fundit! Do ndalojmë tregtimin e shpendëve në mjedise të hapura të pamiratuara
Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë vatër re me gripin e shpendëve. Kështu deklaroi zv.ministrja e bujqësisë Ermira Gjeci në nëj konferencë për shtyp. Ajo u shpreh se janë kryer kontrolle në të gjithë vendin, duke shtuar se po bashkëpunohet edhe me pushtetin vendor për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjedise të hapura të pamiratuara.
26 Mars 2022, 13:34 -
Gripi shpendëve, veza ‘BEATA' më e sigurta, pulat nuk janë prekur nga virusi
Procedurat, kontrollet, masat mbrojtëse, rrjetat, dezinfektimet, ushqimi, mbi të gjitha vaksinimi i rregullt i shpendëve dhe mbajtja e regjistrit të fermës konform standardeve, siç vihet re në dokumentin e AKVMB-së, bën që BEATA të ketë një sistem biosigurie të niveleve maksimale të sigurisë për shëndetin e shpendëve.
26 Mars 2022, 11:43 -
Në Devoll vatra e re me virusin e shpendëve, autoritetet groposin 6 pula të infektuara! E gjithë zona nën monitorin (VIDEO)
Fshati Vishocisë i Devollit është një prej dy vatrave të reja me virusin e shpendëve që u njoftuan sot nga zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci. Sipas burimeve bëhet fjalë për një vatër të shpendëve të oborrit.Pulat janë konstatuar nga vëzhgimi n&a
25 Mars 2022, 19:12 -
Konfirmohen dy vatra të reja të virusit të shpendëve! Në Divjakë pulat e ngordhura nga gripi u groposën në kanal nga banorët duke rrezikuar përhapjen e infeksionit
Dy vatra të reja të gripit të shpendëve janë konfirmuar në Devoll dhe në Divjakë. Kështu vëru me dije zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, e cila bëri një raportim për situatën. Në Divjakë banorët e zonës, groposën në kanal pulat e ngordhura duke rrezikuar përhapjen e infeksionit në gjithë pulat e fshatit.
25 Mars 2022, 14:30 -
Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Divjakë! Pulat e ngordhura u groposën në kanal nga banorët duke rrezikuar përhapjen e infeksionit
Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në fshatrat e Divjakës. Analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive. Rasti u konfirmua në fshatin Gur të Divjakës, ku 60 pula rezultuan se ishin të prekura nga gripi i shpendëve
25 Mars 2022, 12:54 -
Report Tv në Rrethkalë të Dibrës, fshati ku ngordhën 580 pula nga gripi i shpendëve dhe s'ka karantinë! Fermeri: I kisha të vaksinuara, por ilaçet mund të ishin të skaduara
Në fshatin Rrethkalë të Dibrës, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për karantinën pas shfaqjes së gripit të shpendëve. Report Tv arriti të bisedojë me fermerin që humbi rreth 600 krerë në vetëm 3-4 ditë, edhe pse të gjitha pulat i kishte të vaksinuara. I kthyer nga emigrimi për të investuar në vendin e tij, Gazmir Mani ka pak besim tek institucionet.
24 Mars 2022, 17:49 -
Gripi i Shpendëve/ Ministria e Bujqësisë: Mbi 382 mijë shpendë të ngordhur, ndalohet shitja dhe transporti në 3 qarqet e prekura! Produktet të sigurta
Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, ka dhënë informacionin e fundit në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vend. Ajo tha se sipas saj po ndërmerren të gjitha masat që t'i vihet fre vatrave.
24 Mars 2022, 13:29 -
Ngordhja e mbi 350 mijë pulave nga gripi i shpendëve, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për shkeljen e rregullave të karantinës dhe shpërdorim detyre
Prokuroria e Durrësi po kryen hetime për shkeljen e rregullave të karantinës dhe për shpërdorim detyre. Ndërkohë sipas referimit në prokurori të rastit nga sasia e pulave të ngordhura, 175 mijë i përkasin kompanisë Rea, ndërsa sasia tjetër kompanive AIBA dhe Ovital.
24 Mars 2022, 09:49 -
Durrës, Korçë e Dibër, 3 vatra me grip shpendësh! Virusi prek fermat, pelikanin kaçurrel dhe pulat e oborrit! Shqipëria s'ndalon importin me shtetet e Europës të prekura
Pas Durrësit e Korçës, edhe në Dibër është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve. Këto vatra janë futur në karantinë në një rreze prej 10 km, siç parashikohet edhe në protokoll.
23 Mars 2022, 14:16 -
Procesi me ritme të ngadalta, janë groposur 100 mijë pula, nga 340 mijë në total! Asgjësimi i pulave të infektuara në vend numëro! Asnjë tabelë informuese në gropat në Shijak
Prej dy ditësh ka nisur procesi i groposjes së pulave të ngordhura, i cili duket se po ecën me ritëm të ngadaltë pasi deri më tani numërohen afërsisht 100.000 pula të groposura nga 340.000 në total, të cilat mbahen prej tre javësh në ambientet e pularive në qytetin e Durrësit.
23 Mars 2022, 13:03 -
Gripi i shpendëve/ Tregtari në Lezhë: S’ka kontrolle! Na morën ne telefon e na thanë ‘mos lëvizni se flitet për përhapje gripi’
Një tregtar në Lezhë i cili ka 600 pula dhe 1000 zogë pule që i tregton çdo ditë në tregun e improvizuar, thotë se nuk ka pasur asnjë kontroll nga autoritete. Për Report Tv, ai shprehet se disa përfaqësues të institucioneve i kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë që nuk
23 Mars 2022, 11:48 -
Gripi i shpendëve/ AKU tha se ka zbarkuar në terren, por në tregje zero kontrolle! Tregtarët: S'na kanë thënë gjë të mos shesim! Vëzhgimi i Report Tv në Fier, Vlorë e Lezhë
Prej 19 marsit në Shqipëri është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve në vendin tonë dhe qytetarët gjenden të dyzuar nëse duhet të konsumojnë një pulë ose jo.
23 Mars 2022, 11:46 -
-
Gripi i shpendëve, specialisti i veterinarisë: S'ka rrezik për konsumatorët! Asgjësimi të ishte bërë me djegie, jo groposje! Gazetari Rusta ngre pyetjen: A kemi garanci që disa s'do përfundojnë proshuta?
Specialisti veterinar Edi Fero theksoi se konsumatorët nuk rrezikohen as nga prekja e mishit të pulës që mund të ketë qenë e infektuar apo vezës dhe se konsumatorët duhet të qëndrojnë të qetë. Në lidhje me asgjësimin e shpendëve të ngordhur, specialisti u shpreh se djegia do të kishte qenë një mënyrë më e mirë sesa groposja, pasi sidoqoftë ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësorë.
22 Mars 2022, 23:10 -
Gripi i shpendëve/ Epidemiologu veterinar për Report Tv: Ja si të dalloni një pulë të infektuar
Në një intervistë për Report Tv epidemiologu veterinar Kujtim Mersini u shpreh se gjasat për hedhjen në treg të pulave të sëmura janë shumë të pakta për shkak të kontrolleve. Mirëpo duke marr parasysh rastin më të keq ai jep disa këshilla për dallimin e mishit të tyre nga edemat apo njolla të mavijosura në trup.
22 Mars 2022, 21:03 -
Gripi i shpendëve/ Vëzhgim i Report Tv, asnjë kontroll në tregun e Vlorës
Ndryshe nga sa deklaron Ministria e Bujqësisë, në tregje vazhdon shitja e shpendëve nga fermerët, ndërsa nuk ka asnjë kontroll për parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv në Vlorë.
22 Mars 2022, 20:23 -
Gripi i shpendëve, AKU: Produktet dhe nënproduktet e mishit, të kontrolluara dhe të sigurta për konsumatorët! Mos blini të tregje të pacertifikuara
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka siguruar konsumatorët se produktet dhe nënproduktet e mishit të shpendëve që tregtohen në vend janë të sigurta. Njoftimi vjen pas frikës së përhapur për shkak të infektimit të pulave në disa pulari në vend me gripin e shpendëve. Nëpërmjet një deklarate për mediat, AKU bën thirrje që të mos blihet në tregje të pacertifikuara.
22 Mars 2022, 19:41
