-
Situata nga COVID, Brataj: Jemi në rënien e fazës së infeksionit, por kujdesi duhet të jetë i njëjtë! Parashikohet pranverë e qetë dhe verë jo problematike
Situata nga COVID në vendin tonë është drejt përmirësimit! Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bazuar në shifrat e Urgjencës Kombëtare tha se ka një rënie të numrit të vizitave, ndërsa u shpreh se jemi në fazën e rënies së infeksionit. Por megjithatë kujdesi dhe vëmendja ndaj virusit duhet të jetë i njëjtë, shtoi ai.
16 Shkurt 2022, 18:44 -
Sula në Report Tv: Priten arrestime nga kampi i mazhorancës për aferat e inceneratorëve! Distancohem nga kreu i PD po u shpall 'non grata'! Hajdarmataj: Basha bën takime të fshehta
Sula bëri një deklaratë të fortë kur tha se këto ditë, priten arrestime nga kampi i mazhorancës për aferën e inceneratorëve. Ndër të tjera deputeti shprehu keqardhje për gjendjen ku ndodhet sot PD ndërsa theksoi se nuk i vjen keq as për Bashën dhe as për Berishën, por për demokratët. Sula theksoi se situata në kampin blu favorizon vetëm Edi Ramën.
16 Shkurt 2022, 17:55 -
Kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Report Tv: Kundër hartës së re gjyqësore, cenon aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit është kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ. Kreu i Komitetit, Erida Skëndaj e ftuar në ‘Report Tv’ thotë se shkrirja e 6 gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë largon shërbimet për qytetarët, të cilët duhet të udhëtojnë me orë të tëra për një çështje gjyqësore në Tiranë.
15 Shkurt 2022, 19:43 -
Tensionet në Ukrainë, deputeti Qefalia: Rusia po tregon se është e gatshme për ta sulmuar! Diskutimet për të shmangur luftën kanë arritur kulmin, ka mosbesim nga të dyja palët
Rusia po tregon se është e gatshme që të pushtojë Ukrainën! Kështu tha në një intervistë në emisionin 'Studio Live', në Report Tv, deputeti socialit Xhemal Qefalia, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Duke u ndalur tek konflikti dhe tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Qefalia tha se pala ruse ka instaluar rreth kufirit ukrainas mjete ushtarake
15 Shkurt 2022, 17:48 -
Salianji në Report Tv: Nuk kemi hequr dorë nga vettingu i politikanëve, ndonëse mungon vullneti nga ana e PS-së! Do propozojmë një hartë të re territoriale
Në seancën e kaluar të Kuvendit, me votën që opozita dha për zgjatjen e afateve të vettingut përfitoi ngritjen e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, por Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kaq. Deputeti Demokrat, Ervin Salianji tha në Report Tv se do këmbëngulin për vettingun e politikanëve, ndonëse Partia Socialiste nuk ka shprehur vullnetin e duhur për ta vazhduar këtë nismë.
14 Shkurt 2022, 17:59 -
Bulqiza destinacioni i ri turistik, aktivisti në Report Tv: Numri i turistëve në rritje, preferohen hiking dhe aventurat malore
Natyra përrallore, liqenet malore, relaksi që ofron lumi Drin, kulinaria e bujtinat origjinale të ndërthurura me kulturën dhe traditën e zonës mund ta kthejë Bulqizën në një destinacion të preferuar për turistët dhe aventurat e tyre.
11 Shkurt 2022, 20:34 -
Dënimi i Izet Haxhisë, avokati Idajet Beqiri: Do ta apelojmë! Gjyqtari i çështjes u caktua nga mikja e Argita Berishës! Vendimi i sotëm për t’i bërë qejfin një ‘politikani të pisët’
Vendimi për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vite burg ishte i pritshëm për avokatin e tij Idajet Beqiri. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se që kur u hodh shorti për të marr në shqyrtim këtë çështje, gjyqtari u zgjodh nga mikja e Argita Berishës.
11 Shkurt 2022, 20:05 -
Ngritja e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, Baçi: Të rëndësishme, reforma territoriale ka dështuar! Saliu: PD nuk do të përfitojë asgjë, nuk do ndikojnë tek vota
Ditën e djeshme Kuvendi miratoi ngritjen e dy komisioneve të kërkuar nga opozita, atë territorial dhe zgjedhor, por sipas gazetarit Gëzim Saliu ,Partia Demokratike nuk do të përfitojë asgjë nga këto dy komisione. I ftuar në Report Tv gazetari Agim Baçi thotë se ngritja e komisioneve është e rëndësishme pasi reforma aktuale territoriale ka dështuar.
11 Shkurt 2022, 18:34 -
Skënder Gjinushi në Report Tv: Shkenca ka mbetur në hije këto 30 vite! Akademia ka tre projekte për albanologjinë, mes tyre edhe fjalori i madh
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se janë shtuar komisionet dhe njësitë e kërkim-studimit në Akademinë e Shkencave ndërsa theksoi se aktualisht janë pesë njësi të tilla, të cilat kanë një rol nxitës për kërkime.
10 Shkurt 2022, 20:00 -
Kriza në Ukrainë, ish-ministri i jashtëm Starova: Rusia luajti blofin me letrën për qeverinë shqiptare! Nëse do ketë luftë do cenohet siguria e Ballkanit
Shqipëria është e palëkundur ndaj qëndrimit të saj në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke qenë një vend anëtar i NATO-s, ish-ministri i Jashtëm Arjan Starova tha në Report Tv se vendi ynë është rreshtuar krah Ukrainës njëjtë si vendet që bëjnë pjesë në NATO.
10 Shkurt 2022, 19:38 -
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri flet në Report Tv: Situata mjaft e rrezikshme, duam paqe! Rusia kundër zhvillimit të NATO-s, konfliktet prej 2014
Se çfarë pritet për raportet mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ambasadori Shkurov deklaroi se marrëdhënie do të ketë në shumë aspekte ndërsa shtoi se dëshirojnë të bëjnë shkëmbim vizitash në nivele të larta.
10 Shkurt 2022, 18:50 -
Rrëfimi i djalit të ish të përndjekurit Kurt Kola për Report TV: Në kampin e Tepelenës vëllai i uronte vdekjen vëllait për t’i marrë racionin e bukës! Im atë i përjetoi të gjitha këto makabritete
Bilal Kola në një intervistë të veçantë për Report Tv ka rrëfyer kalvarin që ka kaluar i ati, Kurt Kola për 46 vite në kampet e internimit, por edhe në burgjet e errëta të komunizmit. Ai tregon se Kurt Kola në vitin 1994 u dënua nga Partia Demokratike me 4 muaj izolim në shtëpi pasi ishte kreu i shoqatës që organizoi një grevë urie në atë kohë.
9 Shkurt 2022, 20:32 -
'Zgjoi' s'u nominua për Oscar, Producenti në Report Tv: Arritëm sukses të madh, histori reale! Filmi kushtoi 500 mijë euro, ideja nisi 10 vite më parë
Paskal Semini, tregoi se nuk arritën të nominoheshin në 5-shen konkurruese të Oscar por pavarësisht kësaj, e quan një sukses të madh ndërsa tregoi detaje mjaft interesante, nga kostot e realizimit tek pretendimet që kishin si produksion. Pse qeveritë duhet të japin mbështetje për filmat, producenti theksoi se ai është mjeti më i drejtëpërdrejtë për të komunikuar, edukuar, argëtuar dhe për të promovuar një komb.
9 Shkurt 2022, 20:10 -
Celibashi për Report Tv: PD s’mund të përdoret tek 'Shtëpia e Lirisë', s’kërkoi të ishte në koalicion! Rezultatet e 6 marsit brenda 48 orëve! Ja pse votimi elektronik do aplikohet vetëm në Vorë
I pyetur se përse është për përjashtuar fjala ‘Partia Demokratike’ nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, Celibashi deklaroi se PD është e regjistruar si subjekt zgjedhor dhe nuk rezulton që PD të ketë kërkuar për të qenë në koalicion me partitë e tjera. Për vonesat e mëhershme në shpalljen e rezultateve dhe procesin e numërimit, kreu i KQZ, tha se më 6 mars rezultati do shpallet brenda 48 orëve.
9 Shkurt 2022, 17:46 -
Debat i ashpër në Report Tv, Kërpaçi- demokrates: Pse mohoni historinë e PD-së! Jupi: Shikoni shtëpinë tuaj si jeni katandisur, kujdes kur më drejtohesh mua (VIDEO)
Një debat i ashpër është zhvilluar mes anëtares së Kryesisë së PD-së Taulanta Jupi dhe ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi. Në ‘Studio Live’ në Report TV me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Jupi ‘thumboi’ Kërpaçin duke i thënë se PD ka pë
8 Shkurt 2022, 19:59 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Jupi: Votat për kandidatët e Berishës shkojnë tek e majta! Kërpaçi: ‘Shtëpia e Lirisë’ do luftojë regjimin e Ramës
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Tualnta Jupi tha në Report Tv se vota për kandidatët e Berishës është një votë që shkon për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Nga ana tjetër, ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi thotë se ‘Shtëpisë së Lirisë’ do të luftojë që të çlirojë bashkitë që janë të kapura nga regjimi i Edi Ramës dhe tu rikthejnë atyre legjitimitetin.
8 Shkurt 2022, 19:56 -
U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Maks Haxhia tregon çfarë i tha Saimir Tahiri pas vendimit të Apelit të GJKKO
Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, vendim që ai nuk e priste, e megjithatë e gjente forcën për t'i dhënë kurajë avokatit të tij, Maks Haxhisë. Këtë e bëri të ditur ky i fundit në studion e emisionit 'Studio Live', ku u shpreh se Tahiri i kishte thënë pas vendimit se
8 Shkurt 2022, 18:40 -
Saimir Tahiri në burg, avokati Haxhia në 'Report Tv': Vendimi i marrë më parë, ishte organizuar çdo gjë! Gjyqtarët nën presion për ta dënuar! Shkojmë deri në Strasburg
Avokati Maks Haxhia theksoi se trupa gjykuese që dënoi Tahirin ka qenë e ndikuar dhe nën presion për ta dënuar atë me burg. Ai nuk dha emra, por shprehu me bindje se ka qenë një grup apo një individ që ka ndikuar për të dënuar me burg Tahirin, me qëllim njollosjen e figurës së tij.
8 Shkurt 2022, 18:23 -
Bashkëpunimi Turqi-Shqipëri, ambasadori turk për Report Tv: Marrëdhëniet tregtare kapin shifrën e 800 mln $, synojmë t'i çojmë në 1 mld $! Fokusi, turizmi
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, janë të ngushta dhe vijnë duke u forcuar gjithnjë e më tepër. Kjo u theksua fort nga ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoru, i cili tha në Report Tv se edhe vizitat e liderëve të dy vendeve kanë çuar edhe më tej bashkëpunimin ku janë lidhur shum&eu
8 Shkurt 2022, 18:22 -
