-
Protesta e 8 janarit/ Jupi: Më fluturuan xhama e gurë para fytyrës! Pezullimi i mbështetëse të Berishës, kohë për të reflektuar! Bumçi: S'kishte dhunë! Tërhiqemi përkohësisht nga marrja e selisë
Në një debat të ashpër në 'Studio Live' në Report Tv, anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi dhe ish-deputeti Aldo Bumçi ndajnë mendime të ndryshme sa i përket protestës së 8 janarit.
11 Janar 2022, 18:52 -
Protesta në PD, Braho për Report Tv: Strategji e Berishës të mos mbyllej pa viktima! Përveç Alibeajt, në listë për t'u vrarë ishin Bardhi, Salianji e 2 të tjerë
Në protestën e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, përveç deputetit Enkelejd Alibeaj në listë për tu vrarë ishin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Kështu ka deklaruar ish-deputeti Spartak Braho në Report Tv, por sipas tij kjo tragjedi nuk ndodhi falë ndërhyrjes së Policisë.
11 Janar 2022, 18:15 -
Shqiptarët preferojnë emrat e huaj, zv.dekania e Filologjikut: Orientimi drejt Europës, telenovelat faktor ndikues për përzgjedhjen
Sipas një raporti të fundit nga INSTAT rezulton se në 10 vitet e fundit asnjë nga 10 emrat më të përdorur në vendin tonë nuk është shqiptar. Pedagogia Elsa Skënderi thotë në Report Tv se shqiptarët kanë prirje për të ‘përqafuar’ emrat e huaj, kjo për shkak të tendencës së viteve të fundit pasi duan të nxjerrin në pah anën europiane.
10 Janar 2022, 20:18 -
Protesta e dhunshme në PD, analisti Çela: Më 8 janar Basha dhe Berisha humbën! Çollaku: Brenda selisë blu kishte njerëz të inkriminuar
Protesta e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike për analistin Erlis Çela nuk prodhoi asnjë fitues pasi Berisha humbi reputacionin e ndërsa sipas tij Basha nuk ishte përse të bënte rezistencë. Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku tha në Report Tv se brenda selisë së Partisë Demokratike ditën e protestës kishte njerëz të inkriminuar të cilët kanë dhunuar mbështetësit e Berishës.
10 Janar 2022, 18:20 -
Ushtria amerikane shtab në vendin tonë, Kollçaku: Nuk u zgjodhëm rastësisht, do ketë efekte pozitive! Javën tjetër nisin punimet në bazën e Kuçovës
Ngritja e shtabit pararojë të ushtrisë amerikane në vendin tonë, për deputetin e Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku nuk është një përzgjedhje rastësore, por ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi ndër vite mes Forcave të Armatosura Shqiptare me NATO-n dhe SHBA-në. Në Report Tv, Kollçaku tha se javën e ardhshme nisin punimet për bazën ajrore të Kuçovës.
7 Janar 2022, 20:32 -
Nesër protesta, Çollaku në 'Studio Live': Ndëshkim për Bashën pse e përjashtoi Berishën nga grupi i PD! Partia ndahet pro ose kundër SHBA! Komisioni i rithemelimit, me karriera të pamerituara
Atë se çfarë pritet të ndodhë në 8 janar, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, për Kreshnik Çollakun, do të jetë një ngjarje që do të turpërojë për një kohë shumë të gjatë demokratët dhe të gjithë vendin.
7 Janar 2022, 18:10 -
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bashkurti në Report Tv: Pikë kulmore në diplomacinë shqiptare! Shtabi i ushtrisë amerikane, vlerë e shtuar e sigurisë
"Jashtëzakonisht e rëndësishme, pikë kulmore në diplomacinë shqiptare", kështu e cilësoi diplomati i njohur Lisen Bashkurti anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së.
6 Janar 2022, 20:08 -
Nard Ndoka në 'Studio Live': 'Senatorët' e PD mund të negociojnë të 'shtyjnë' 8 janarin, debati merr fund me zgjedhje në parti! Gaba: Në protestë Berisha do krijojë ngjarje dramatike
Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ish-aleat i PD-së është i mendimit që "lufta" e brendshme politike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të zgjidhet mes negociatave.
6 Janar 2022, 18:39 -
Nuk shkoi sot në selinë e PD për 'revolucionin paqësor', Çupi në Report TV: Berisha e di që një incident i vogël të ndodh do i vihen menjëherë prangat
Analisti Frrok Çupi, thotë se i ka bërë përshtypje që sot Sali Berisha nuk shkoi në selinë blu në zotimin e tij se do të lironte zyrën e PD-së nga Lulzim Basha. Për mungesën e Berishës, Çupi ka dhënë edhe arsye.
5 Janar 2022, 20:41 -
Deromemaj në ‘Studio Live’: Bashën do e nxjerrim nga zyra, turp nëse ka blinduar PD-në! Çika: Lëvizjet e Berishës për të mbrojtur veten e familjen
Tema e diskutimit këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv ishte situata në Partinë Demokratike. Të ftuar ishin Nebil Çika, ish-kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë dhe delegati i PD në Vlorë, Genc Deromemaj.
5 Janar 2022, 17:36 -
Senatori që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali ekskluzivisht për Report TV: Ja kush përfiton nga marrëveshja
Senatori italian që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, Tommaso Nannicini në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj ka treguar me detaje se kush përfiton nga kjo marrëveshje.
30 Dhjetor 2021, 19:29 -
Bushati në Report Tv: PD është ndarë në P dhe D, s'dihet kush është njeri dhe tjetri! Skandali i pagave? Nuk është fundi i botës
Për të folur rreth zhvillimeve politike gjatë vitit 2021, i ftuar në emisionin "Studio Live" në Report Tv për gazetaren Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ishte ish-kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, i cili tha se PD është ndarë në dy pjesë.
30 Dhjetor 2021, 19:03 -
Xhemollari në ‘Studio Live’: Në treg ka ende lodra të pasigurta për fëmijët, 3500 të bllokuara në 2021! Janë tre elementë kryesorë, ja si mund t’i dalloni
E ftuar në studio ishte inspektorja Ilda Xhemollari nga Inspektorati Shtëtëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT). Ajo deklaroi se në treg ka ende lodra të pasigurta për fëmijët, por përqindja më e madhe e tyre janë të sigurta.
29 Dhjetor 2021, 19:00 -
Shqipëria jep energji për Kosovën në fundvit, gazetari: Sa herë jemi në nevojë kthejmë sytë nga vëllai i madh! Përplasjet politike na kanë lënë ku jemi sot, në kaos total
Për të folur rreth krizës energjetike në Kosovë dhe ndihmës së Shqipërisë në këtë fundvit, gazetari Zekirja Shabani tha në Report Tv se kur Kosova është në telashe i kthen gjithnjë sytë nga vëllai i madh.
28 Dhjetor 2021, 20:29 -
Njohja e pensioneve, sindikalistja shqiptare në Itali: Duhet vullnet politik për të çuar marrëveshjen deri në fund! Janë 25 mijë pensionistë çdo vit, asnjë të mos përjashtohet
Parlamenti Italian ka përfshirë në projekt-buxhetin për vitin 2022 një amendament për nisjen e procesit të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali vitin e ardhshëm. Ky është një lajm i mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali që do u njihen kontributet e tyre dhe do u unifikohen vitet e punës që kanë kryer në Shqipëri dhe Itali.
28 Dhjetor 2021, 20:29 -
Rikthimi i Metës në krye të LSI? Mehmetaj për Report Tv: Kur të vijë në shtëpinë politike që krijojë do të zhvillohen zgjedhje! Andoni: LSI-së i mungon identiteti
"Meta do të rikthehet në shtëpinë e tij politike, në atë që themeloi, LSI", ishte kjo deklaratë e nënkryetares së LSI Kejdi Mehmetaj në "Studio Live" në Report Tv.
28 Dhjetor 2021, 19:07 -
Floriana Garo: Bashës i kemi lënë afat boll deri më 5 janar që të lirojë zyrën, do bëjmë revolucion paqësor! Vetëm Berisha e nxjerr PD nga gjumi apatik
5 janari është afati i fundit, që Komisioni i Rithemelimit, i dalë nga Kuvendi i thirrur prej Sali Berishës më 11 dhjetor, i ka lënë Lulzim Bashës, që të lirojë zyrën, ndryshe anëtarët e PD-së do veprojnë si një forcë pëmrbarimore, e do nxjerrin kryetarin nga selia
27 Dhjetor 2021, 19:53 -
Basha apo Berisha, kush e merr PD? Frrok Çupi: Çështja ka kaluar në gjykatë, duhen vite për të dhënë vendim! Skandali i pagave tregon raportet e dëmtuara që ka individi me ligjin
Analisti Frrok Çupi parashikon një kalvar të çuditshëm që do të zgjasë me vite brenda Partisë Demokratike me përplasjet Berisha-Basha. Çupi tha se çështja është në gjykatë dhe që kjo e fundit të dalë më një vendim se kë statut do të njoh dhe regjistrojë do i duhen vite të tëra. Lidhur me skandalin e publikimit të pagave, analisti tha se kjo ndodh si pasojë e raportit të dëmtuar që ka individi me ligjin.
27 Dhjetor 2021, 18:25 -
Omicron po përhapet në të gjithë botën, epidemiologu për Report Tv: Për tre javë bëhet dominues ndaj Deltës, 70% më pak agresiv! I rrezikshëm për të pavaksinuarit
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Epidemiologu në Gjermani Erion Dasho shpjegoi për Report Tv se Omicron në ndryshim nga delta përhapet me shpejtësi, por nuk tek pacientët e infektuar nuk shfaq komplikacione të rënda. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Dasho tha se agresiviteti i Omicron është rreth 70% më i ulët se variantet e tjera.
25 Dhjetor 2021, 13:45 -
Plane për Vitin e Ri? Motin e keni 'aleat'! Meteorologia Bani për Report Tv: Temperatura të favorshme, mund të udhëtoni
Nata e ndërrimit të viteve do të këtë një favor me tepër për qytetarët të cilët kanë plane për të festuar Vitin e Ri jashtë ambienteve të shtëpisë. Përveç faktit që nuk do të ketë orë policore edhe përse në kushte pandemie, meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se qytetarët mund të udhëtojnë pasi kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.
25 Dhjetor 2021, 12:00
