-
Mero Baze: Kanabis i licensuar apo legalizuar?
Kryeministri Edi Rama ka provokuar një debat, i cili nuk ka lidhje me legalizimin e Kanabisit. Pohimi i tij se do të lejojmë dhe licensojmë prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, është tërësisht i ndryshëm në thelb dhe në dukje nga ai proces që quhet legalizimi i kanabisit.
7 Prill 2022, 20:51 -
Mero Baze: Kur është shkarkuar Belind Këlliçi?
Sot pash për të disatën herë radhazi Sali Berishën që drejtonte mbledhjen e atij që quhet Komisioni i Rithemelimit të PD. E dimë që është thjesht një frazë dhe jo një institucion, por kemi së paku që nga muaji Dhjetor, që dëgjojmë Sali Berishën se tani do t'ia rinis nga e para dhe do bëj një parti me rregulla dhe institucione.
6 Prill 2022, 19:58 -
Mero Baze: Armiqtë e përbashkët të Sali Berishës me liderët pro rus që fituan dje
Sali Berisha ka përshëndetur me një entuziasëm të papërmbajtur fitoren e kryeministrit hungarez Viktor Orban, jo aq për raportet personale me të, se sa për faktin që ai vlerësoi në fjalimin e fitores se kishte fituar ndaj burokratëve të Perëndimit, Xhorxh Sorosit dhe Vladimir Zelenskit.
4 Prill 2022, 20:12 -
Mero Baze: Ëndrrat e Berishës pas 6 marsit
Sali Berisha e ka gjetur formulën se si të duket i fituar. Ka filluar shpik një fabul, sikur ka diçka në dorë dhe pastaj e refuzon, për të treguar se asgjë nuk bëhet pa të dhe në fund i kërcënon armiqtë e vet se nuk do t’i lejojë kurrë të bëjnë pazar me të.
2 Prill 2022, 20:05 -
Mero Baze: Dy fytyrat e Sali Berishës, përballë Ridvan Bodes dhe Anastas Angjelit
Anastas Angjeli është zgjedhur anëtar i Bordit të Bankës Qendrore me 92 vota, ndërkohë që mungonin pesë deputetë socialistë. Plot 20 vota i ka dhënë grupi i Sali Berishës në Kuvend. Nuk kam asnjë mëdyshje në vendimin e Kuvendit për të zgjedhur një ish- ministër Financash anëtar të Bordit të Bankës Qendrore.
1 Prill 2022, 19:13 -
Mero Baze: Në fillim “vendosin” banditët, pastaj “vota”!
Sali Berisha u tërhoq nga votimi në grup parlamentar për t’u pranuar si deputet, pas përjashtimit të tij më 9 shtator. Edhe pse e paralajmëroi atë si sfidë nën moton “vendos vota”, pas debatit sot me Enkelejd Alibeaj në zyrat e Partisë Demokratike, ai nuk guxoi të kërkonte votim.
31 Mars 2022, 19:49 -
Mero Baze: Përpjekja për poshtërimin final
Atë që më 6 mars Berisha e manipuloi si betejë të votuesve demokratë kundër SHBA, duke u fshehur pas betejës ndaj Lulzim Bashës, nesër po përpiqet ta përsërisë duke imponuar deputetët e PD “të mundin” me votë SHBA, duke u fshehur pas betejës ndaj Enkelejd Alibeaj.
30 Mars 2022, 19:30 -
Mero Baze: I duhet spastrimi, nuk i duhet bashkimi
Sali Berisha sapo ka postuar një deklaratë në emër të Partisë Demokratike ku mban qëndrim ndaj arrestimeve për inceneratorët. Nga pikëpamja formale, ai nuk është as kryetar i PD, pasi formalisht është Alibeaj, dhe as kryetar i Grupit Rithemelues, pasi mund të ketë harruar por ka zgjedhur Belind Këlliçin.
29 Mars 2022, 20:07 -
Mero Baze: Pushtimi i PD nga Berisha, si 'operacioni special' i Putinit
Sali Berisha praktikisht ka pushtuar selinë e Partisë Demokratike, duke dhunuar ligjin dhe duke pritur fundin e një procesi gjyqësor. Edhe pse ai formalisht nuk është askush, ai hyri në zyra në emër të Komisionit Rithemelues, për të cilin harroi se formalisht ka zgjedhur në krye Belind Këlliçin.
28 Mars 2022, 18:45 -
Mero Baze: Fushatat linçuese të Berishës dhe tritoli mbi Xhemal Bushatin
Lulzim Basha u “amnistua” nga Sali Berisha. Deri më 9 Shtator, ai ishte ylli i demokratëve, njeriu që kishte bërë Rrugën e Kombit, liberalizmin e vizave dhe futjen e Shqipërisë në NATO. Këto vlerësime u dëgjuan për herë të fundit nga Sali Berisha në Korrik të vitit 2021, ndërsa Basha rizgjidhej për kryetar pas humbjes së 25 Prillit, nën mbështetjen e fortë të Berishës.
26 Mars 2022, 20:33 -
Mero Baze: Përse Berisha nxitoi ta zaptonte PD?
Sali Berisha po përpiqet të zaptoj zyrat e Partisë Demokratike, ende pa përfunduar konflikti ligjor mes tij dhe partisë, duke përdorur një vendim tërësisht të paligjshëm gjykate, të cilin ai e kishte paralajmëruar përpara seancës gjyqësore për shkak të lidhjeve okulte që ka me gjyqtarin në fjalë.
25 Mars 2022, 19:29 -
Mero Baze: Përse Berisha u rikthye në origjinë, tek përjashtimi i armiqve?
Sali Berisha më në fund doli në origjinë. Përpjekja e tij artificiale për të nxitur një debat për bashkimin me atë pjesë të Partisë Demokratike që nuk e pranon rikthimin e tij, mori fund dhe sot ai u kthye tek identiteti i tij politik ndaj kundërshtarëve, përjashtimi.
24 Mars 2022, 19:08 -
Mero Baze: Iluzioni i 'bashkimit' dhe e vërteta e poshtërimit
Urrejtja me të cilën kërkohet “bashkimi” mes “Foltores” dhe PD-së së mbetur, është forma më e lartë e një kërkese për përdhunim që është bërë ndonjëherë në publikun shqiptar. Kur dy grupe, apo qoftë dhe dy individë, duan të pajtohen dhe bashkohen, kanë minimumi nevojë për të krijuar një klimë mirëbesimi ndaj njëri- tjetrit dhe pastaj një distancë nga shkaqet që shkaktuan ndarjen.
23 Mars 2022, 20:03 -
Mero Baze: Udhëheqësit e protestave janë po aq të vjetër sa udhëheqësit e politikës
Ka një debat mbi problemet që shoqërojnë protestat që nisin me vrull nga të ashtuquajturit “liderë të shoqërisë civile”. Këtë radhë për të prishur syrin e keq që ua ka pas prishur protestat, kishin marrë me vete dhe portrete të Lulzim Bashës duke e sharë atë si fajtor për situatën. Me sa duket e kishin menduar gjatë dhe ja ngarkuan atij gjithë përgjegjësitë për dështimet e derisotme të protestave. Me këtë rast dëshmonin qarte dhe përkatësinë e tyre të “Foltores”.
20 Mars 2022, 22:32 -
Mero Baze: Përse Berisha nuk 'kishte fuqi' ti merrte paret ruse kundër TAP
Këto pazare kanë qenë shumë më të vogla para asaj që mund të kenë ofruar rusët, por ai në fakt jo se nuk I ka dashur, por nuk kishte fuqi tua merrte, se pastaj do jepte llogari për misionin që duhet të kryente. Pra, pasi ti merrte duhet të sabotonte TAP në Shqipëri. Dhe aty nuk do kishte kohë as ti numëronte paret se ja numëronin në ballë.
18 Mars 2022, 19:56 -
Mero Baze: Kur një hajdut refuzon paratë, nënkupton që kanë qenë pak
Sali Berisha paska pasur një ofertë për miliona euro nga rusët, por e paska refuzuar. Në mënyrë të pazakontë këtë lajm në fakt e ka dhënë vet Sali Berisha, në përpjekje për të treguar se i ka refuzuar qysh herët paratë ruse.
17 Mars 2022, 18:44 -
FAKTET/ Mero Baze: Të gjithë 'berishët' që nuk u ndëshkuan për Gërdecin
Këto fakte i kam publikuar disa herë. Por sa më shumë kohë kalon, aq më shumë bëhet e nevojshme t’ia kujtojmë drejtësisë së re, çfarë nuk ka hetuar në historinë e përfshirjes së familjes së Sali Berishës në krimin e Gërdecit. Këtu janë vetëm kundërthëniet e tyre, ku ata kapen duke gënjyer për krimin. Dhe gënjeshtrat për të mbuluar një krim, janë indicia e parë për të të çuar tek krimineli.
15 Mars 2022, 19:57 -
Mero Baze: Kakofonia rreth 'ikjes' së Bashës
Sali Berisha po nxit në opinion një kakofoni rreth ikjes së Lulzim Bashës nga kreu I Partisë Demokratike. Dhe nuk po e bën këtë në mënyrë direkte në kuptimin e “njerëzve të tij” brenda PD, por duke përdorur paqartësinë e tyre për mënyrën se si po përballen me Lulzim Bashën.
13 Mars 2022, 20:40 -
Mero Baze: Opozita e inceneratorëve dhe “opozita” e pasojave të luftës së Putinit
Dy ditë më parë raporti përfundimtar i Komisionit për hetimin e inceneratorëve, mori vetëm 27 vota pro dhe ajo që ishte më e rënda, 84 vota kundër. Ishte e qartë që ishte një votim që nuk shprehte reflektim mbi thelbin e raportit, por reflektim mbi raportet mes Bashës nga një anë, e Berisha-LSI në anën tjetër ne Parlament. Ishte e qartë se kundër tij votuan dhe deputetë të Berishës dhe u shmangën nga votimi deputetë të Partisë Demokratike.
11 Mars 2022, 20:29 -
Mero Baze: Pse Berisha nuk bën dot Kuvend më 22 mars?
Berisha duket njeriu më i mërzitur nga “fitorja” e tij brenda opozitës më 6 mars. Edhe pse formalisht i ka realizuar objektivat afatshkurtra, dhe së bashku me Ilir Metën ka marrë më shumë vota se Partia Demokratike, ai duket se nuk po guxon të zgjidhet kryetar i “Shtëpisë së Lirisë” më 22 mars.
9 Mars 2022, 19:33 -
Mero Baze: Fituesi i zgjedhjeve brenda opozitës është bojkotuesi
Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki të zhvilluara sot, përsëritën pjesmarrjen e zgjedhjeve të vitit 2019, kur opozita deklaroi bojkotimin e tyre. Ashtu si më 2019, pjesmarrja në zgejdhje mezi kapi shifrën 30 për qind falë Dibrës që pati pjesmarrje më të lartë, ndërsa për qytetin e Durrësit vendosën 24 për qind e zgjedhësve.
6 Mars 2022, 21:08 -
Mero Baze: Manipuluesi dhe manipulimi i vetëm i 6 marsit
Zgjedhjet e pjesshme për gjashtë kryetar bashkish, që zhvillohen këtë të diele janë zhdukur nga ekranet nën bombardimin e lajmeve nga lufta në Ukrainë dhe i interesuari i tyre i madh Sali Berisha, po përpiqet t’i përdor ato për të mbijetuar politikisht pas sulmit frontal nga SHBA mbi të dhe familjen e tij.
5 Mars 2022, 20:14 -
Mero Baze: Konflikti në Ukrainë që ka prishur çatinë false të 'sovranistit' Berisha
Sali Berisha dhe grupi i tij po përpiqen të përdorin konfliktin në Ukrainë për të maskuar problemin real që kanë me SHBA dhe politikën e Perëndimit në tërësi. Konflikti në Ukrainë në fakt është në thelb konfliktiiI Perëndimit me Rusinë. Ky konflikt është reflektuar prej kohësh në Ballkan dhe Shqipëri.
3 Mars 2022, 20:02 -
Mero Baze: Tri izolimet e mëdha të Rusisë!
Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Europës, propozimi amerikan për përjashtimin e saj nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, dhe propozimet më të ashpra të Boris Johnson për ta përjashtuar nga OKB, po krijojnë një botë të re, në të cilën Rusia po izolohet.
1 Mars 2022, 21:24 -
Mero Baze: Koha të 'falenderojmë' Vladimir Putinin!
Shumë gjëra për të cilat kishim vite që prisnim për të ndryshuar në Europë, po ndodhin kur thuajse kishim humbur shpresat. Sëmundja identitare e Europës, ajo e 27 telefonave për të marrë një vendim, ishte kthyer në sëmundje të pashërueshme.
28 Shkurt 2022, 20:28 -
Mero Baze: Aleatët e fshehtë të Vladimir Putinit mes nesh
22 vjet më parë Kosova ishte Ukraina e Europës. Sllobodan Millosheviçi, i cili për dhjetë vite rresht kishte ngritur karrierën dhe pushtetin e tij bazuar tek aneksimi i Kosovës dhe zhdukja e identitetit shqiptar të saj, u përball me rezistencën e një populli dhe në fund dhe me fuqinë e NATO-s, e cila nuk i hoqi nga duart vetëm Kosovën, por i hoqi dhe pushtetin dhe lirinë e tij personale, duke vdekur në qeli.
24 Shkurt 2022, 20:18 -
Mero Baze: Pse Edi Rama dukej i kënaqur me tri opozitat e Komisionit
Do të ishte një punë e mençur që dhe Edi Ramën ta mbanin sa më pak në Komisionin Hetimor. Mund ti bënin katër pese pyetje thelbësore dhe ta përcillnin. Kjo do të ishte në dobi të opozitës. Por me sa duket dëshira për protagonizëm I mundi të tri opozitat e Kuvendit, përballë objektivit për të mundur Edi Ramën.
23 Shkurt 2022, 20:09 -
Mero Baze: Pse Komisioni Hetimor i inceneratorëve po i trazon të gjithë
Është qesharake të shikosh se si Sali Berisha dhe “Foltorja” e tij janë armiqtë më të mëdhenj të këtij Komisioni, duke e akuzuar atë si lojë e Edi Ramës. E thonë këtë për një Komision që në fakt po i bën të djersijnë ministrat e Edi Ramës dhe bashkiakët e tij. Dhe e gjitha është se ata janë ndjerë të përjashtuar nga vemendja e opinionit publik në opozitën e tyre edhe ashtu “non grata”.
22 Shkurt 2022, 20:14 -
Mero Baze: Berisha më në fund zhvendosi betejën nga Lulzim Basha tek SHBA
Prej 9 Shtatorit deri më sot, Sali Berisha e ka fshehur luftën kundër SHBA, me luftën kundër Lulzim Bashës. Pra duke pasur frikë se tremb mbështetësit, për tiu kundërvënë SHBA, ai gjeti si tabelë qitje Lulzim Bashën dhe e maskoi luftën kundër SHBA me luftën kundër Lulzim Bashës.
21 Shkurt 2022, 20:18 -
Mero Baze: Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës
Berisha po përpiqet të përgatisë pasardhësin e tij në krye të “Shtëpisë së Lirisë” dhe për këtë i duhet të thellojë paranojën e atyre që mund ta tradhtojnë dhe të gjunjëzojë mbështetësit e tij duke u imponuar Ilir Metën për kryetar.
19 Shkurt 2022, 19:55 -
Mero Baze: Klani 'Osmani' financoi fushatën elektorale të PD më 2005
Klani “Osmani” ishte financuesi kryesor dhe garanti financiar i gjithë fushatës elektorale të Partisë Demokratike më 2005. Ata financuan pagesën nën dorë për një kompani lobimi amerikane si dhe më pas mbështetën gjithë shpenzimet personale të Seli Berishës, për tu shpërblyer pas fitores me marrjen nën kontroll të lojërave të fatit në Shqipëri.
18 Shkurt 2022, 18:18 -
Mero Baze: Gjykata Kushtetuese është sjellë si Gjykatë Penale ndaj Ilir Metës
Me këtë vendim, presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka fituar të drejtën të shkelë Kushtetutën në një shkallë të mjaftueshme, aq sa të mos konsiderohet e rëndë. Gjykata ka vlerësuar se presidenti e ka shkelur Kushtetutën, por jo në atë shkallë sa ta shkarkojmë. Po ashtu, ka vlerësuar se Kuvendi ka konstatuar me të drejtë shkeljet e Kushtetutës, por e ka tepruar kur ka kërkuar që për ato të shkarkohet.
17 Shkurt 2022, 17:06 -
Mero Baze: Berisha në Durrës me sloganin, 'Betoni im, më i mirë se i Gjushit'
Kandidati i Sali Berishës në Durrës është një prodhues betoni. Ky është i vetmi biznes që nuk i ka dështuar. Të tjerat përfshi dhe bizneset me faro Balliun në të kaluarën për të kandiduar kundrejt pagesës kanë dështuar.
16 Shkurt 2022, 19:50 -
Mero Baze: Përse Berisha po i bie në gjunjë Tom Doshit?
Atij i intereson diversioni në elektorat. Për të krijuar idenë se Doshin e ka me vete në betejën elektorale në Shkodër, ai ka zgjedhur mënyrën më popullore për të bërë zhurmë me këtë mesazh. Pra ai do që ne çdo orë e çast të themi që ka një aleancë të “Non gratave” në këtë fushatë elektorale. Ky në të vërtetë është dhe i vetmi qëllim i kësaj fushate të pjesshme elektorale.
15 Shkurt 2022, 19:33