-
Mero Baze: Berisha duhet të shpjegojë pse ka 22 vjet që humbet në Durrës
Sali Berisha qenka tërbuar për një video të shpërndarë, ku ai dëgjohet të thotë se këto 22 vite, Durrësi padyshim ka ndryshuar. E ka marrë si provokim të rëndë dhe ka zbuluar përmes një video tjetër më të zgjeruar, se përpara saj, ai ka thënë një fjali tjetër, që nënkupton se “askush nuk mendon se Durrësi këto 22 vite ka bërë përparime”.
14 Shkurt 2022, 20:33 -
Mero Baze: Tani që e njoha pronarin e tokës së Nëna Lizës
Në çdo fillim fushate, ne kemi falje kamatash energjie elektrike, falje taksash, legalizime, shtyrje afati legalizimesh etj. Dhe kjo është kthyer në të vetmin burim shprese për qytetarët e mjerë shqiptarë dhe në të vetmen platformë elektorale të çdo partie.
14 Shkurt 2022, 11:49 -
Mero Baze: Përse ne nuk e njohim pronarin e tokës që ka zaptuar 'Nënë Liza'?
Nënë Lizës i hapin rrugë të gjithë. Policët bëjnë sikur e zbojnë nga rrënojat e shtëpisë, por në fakt e lënë aty. Deputetët e PD, këta që përherë betohen se një ditë prona do t’i kthehet pronarit, e marrin në krahë dhe e sjellin në Kuvend. Ata të “Foltores” së Sali Berishës, që në fakt është prodhuesi i “Njeriut të ri” të quajtur “Nënë Liza”, ka gjetur dhe mënyrën se si ta mbajë gjallë zemërimin e nënë Lizës, duke i thënë se asaj do t’ia prishin shtëpinë se do ndërtojnë kulla Rama me Bashën.
12 Shkurt 2022, 21:42 -
Mero Baze: Të kuptosh Ismail Kadarenë nga motra e tij
E shkolluar në Rusi, me një talent të hershëm për letërsi të pazhvilluar kurrë, por shumë e lexuar, Kakuja ishte lexuesja dhe korrektorja e parë e çdo gërme të gjeniut shqiptar. Dhe e vetmja kënaqësi e saj ishte të gjente njerëz që e donin shumë Ismailin, që ajo ta thoshte ndonjë fjalë të keqe për të. Por duhet të sigurohej më parë që ti e doje atë. Ndryshe, pastaj kthehej në një shponjë hakmarrëse, me të cilën duhet t’i bëje mirë llogaritë.
11 Shkurt 2022, 20:25 -
Mero Baze: Berisha nuk gjeti dot asnjë deputet kundër SHBA
Votimi i sotëm në Kuvend për zgjatjen e mandatit kohor të institucioneve të VetTingut, ishte një bilanc shpartallues për Sali Berishën dhe grupin e vet. I pasigurt tek mbështetësit e vet, pasi disa prej tyre duket se kishin dhënë fjalën që do ta votonin, ai i largoi ata nga parlamenti, edhe pse votimi është i hapur dhe me nënshkrime të çdo deputeti.
10 Shkurt 2022, 20:13 -
Mero Baze: Vetingu duhet të jetë iniciativë e Partisë Demokratike
Në këtë rast Partia Demokratike duhet të lërë mënjan komplekset e saj nga akuzat e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe duhet ta udhëheqë këtë proces vetë. PD është në luftë me çiftin Berisha Meta pikërisht për raportet me Perëndimin, dhe është alogjike, që tani Perëndimi të dal me thirrje për ti mbushur mendjen shumicës në parlament të votojë vetingun.
9 Shkurt 2022, 19:15 -
Mero Baze: Detyrimi për të barazuar standardet tona me Perëndimin, për Berishën dhe Metën
Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejtë të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.
7 Shkurt 2022, 19:03 -
Mero Baze: Përse “Shtëpinë e Lirisë”, nuk e shpëton dot Liria
Për herë të parë gjatë më shumë se 30 viteve të fundit, kur Sali Berisha ka sunduar në politikën shqiptare, Liri Berisha gruaja e tij, u shfaq në një tribunë politike në Vlorë duke ju folur grave që mbështesin familjen e saj në betejën e fundit me SHBA
6 Shkurt 2022, 19:14 -
Mero Baze: Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën 'lehtë' sa Saimir Tahiri, meqë u duket 'pazar'
Pra le ta quajmë se Saimir Tahirin e kanë dënuar pak, le ta quajmë se Edi Rama ka bërë pazar me drejtësinë, le ta quajmë që ambasadorja Yuri Kim e ka garantuar këtë pazar. Le të lutemi që ta mbajnë me hatër dhe Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun etj. Le t’i dënojnë sa Saimir Tahirin. E di që është një padrejtësi e madhe ndaj Tahirit, por le ta mendojmë veten të pafuqishëm për një moment dhe ta nisim me këtë dënim.
5 Shkurt 2022, 21:49 -
Mero Baze: KQZ e ka detyrim ligjor të ndalojë përfshirjen e Berishës në fushatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rregjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” bazuar në ligjin që u njeh të drejtën e formimit të koalicioneve subjekteve politike të rregjistruara si të tilla. Për këtë arsye vendosi që koalicioni në fjalë të përbëhet nga LSI dhe PDK e Nard Ndokës.
4 Shkurt 2022, 18:57 -
Mero Baze: E sigurt është që Berisha nuk do të marrë pjesë në zgjedhje
Sali Berisha kishte plot mënyra të merrte pjesë ndërkohë në zgjedhjet e 6 marsit. Mund të kishte krijuar ndërkohë partinë e re të “Foltores”, ose më e lehta të paraqiste listën e “Foltores” me 6 kandidatë të pavarur. Nuk e bëri, pasi nuk do të ketë një bilanc të lexueshëm për shqiptarët, se sa vota ka.
2 Shkurt 2022, 19:50 -
Mero Baze: 'Shtëpia e Ilirit', që zhvlerësoi 'zgjedhjet e lira' të Foltores
Shpallja e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, mes LSI dhe demokristianëve të Nard Ndokës, që do të marrin hua 6 kandidatët e “Foltores”, zhvlerëson gjithë procesin e “primareve”. Ky zhvillim e bën procesin e votimit në “primare”, një proces fiktiv, me kandidatë të paracaktuar dhe negociuar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës (nuk kam dijeni për Nard Ndokën) dhe mbi të gjitha, një proces fyes për demokratët që besuan gënjeshtrën e Sali Berishës.
1 Shkurt 2022, 20:35 -
Mero Baze: Ja pse Sali Berisha, nuk donte të merrte PD zyrtare
Për të gjithë ata që kishin ndonjë iluzion se Sali Berisha synonte të merrte PD me revolucion, tani kanë një fakt të pakundërshtueshëm para syve, se qëllimi i gjithë betejës së Sali Berishës pas 9 shtatorit, ishte të krijonte një qoshe të sigurtë për anti-amerikanizmin e vet.
31 Janar 2022, 19:12 -
Mero Baze: Të paktën, tani e ktheu në betejë me SHBA!
Brenda një jave ka së paku tre deklarata që përbëjnë qëndrime zyrtare të SHBA kundër Sali Berishës. Të tri qëndrimet theksojnë se një PD me Berishën në krye, nuk do ketë asnjë raport me SHBA dhe ritheksojnë vazhdimisht se Sali Berisha është nën sanksione të paamnistueshme dhe të përjetshme.
29 Janar 2022, 21:00 -
Mero Baze: Për atë që e duan Berishën si taleban
E vërteta është publike dhe zyrtare. Asnjë prej 202 zyrtarëve të ndëshkuar sipas dekretit 7031(c) për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë, si Sali Berisha, nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë anulim. Kurse për biznesmenë të sanksionuar nga Departamenti i Thesarit, ka pas raste rishikimi, pasi ata i përkasin tjetër procedure, që ka të bëjë me verifikime dhe fakte financiare.
28 Janar 2022, 20:29 -
Mero Baze: Shanset e pamundura të 'Foltores' për të marrë pjesë në zgjedhje
Zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, të cilat Ilir Meta i “zbuloi” si një mekanizëm kundër Lulzim Bashës, në fakt po kthehen në një dënim për “Foltoren” e Sali Berishës. E vetmja gjë që i ka mbetur Berishës të bëj, është shpërqendrimi i energjive brenda Partisë Demokratike duke bërë sikur bën fushatë për zgjedhje për kandidatë me qëllim që të krijojë idenë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 6 marsit.
26 Janar 2022, 18:50 -
Mero Baze: A do ketë aleanca fluide 'pro Berishës' më 6 Mars?
Të gjithë bien dakord se zgjedhjet e 6 Marsit janë një përpjekje për të verifikuar në terren atë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e verfikuan dot në një sallë të vetme votimi. Të gjithë bien dakord se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë betejë për jetë a vdekje, të marrin mandatin e shumicës opozitare në vend në këto zgjedhje.
25 Janar 2022, 19:15 -
Mero Baze: 21 Janari ka marrë hak vetë!
Drejtësia nuk ja doli dot të vinte në vend nderin e saj për 21 Janarin. Njeriu simbol i asaj tragjedie për më shumë se dhjet vjet, është përpjekur t’i ikë drejtësisë, dhe sot e kësaj dite ende nuk është pyetur pse vrau katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në mes të bulevardit.
21 Janar 2022, 19:45 -
Mero Baze: Ilir Meta po sillet si tutor i 'Foltores'
Ilir Meta po përpiqet t’i shijojë deri në fund procedurat e shpalljes së zgjedhjeve të pjesshme lokale, edhe pse ka 2 vjet që refuzon t’i shpallë ato, duke shkelur Kushtetutën. Për dy vite radhazi ka shijuar vendimin e tij për të shkelur Kushtetutën, duke i lënë bashkitë pa kryetarë, pasi nuk donte të shkelte “mbi veten”, që e kishte shpallur 30 Qershorin të paligjshëm.
19 Janar 2022, 18:59 -
Mero Baze: Berisha nuk do t’ia numërojnë sa vota ka
Këtë të hënë Sali Berisha u përball për herë të parë zyrtarisht me mungesën e legjitimitetit të “Foltores” së tij, kur Kuvendi i Shqipërisë respektoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetëve të tij nga grupi parlamentar dhe zëvendësimin në postet në Kuvend.
18 Janar 2022, 18:39 -
Mero Baze: 8 orë 'mbrojtës të Perëndimit' në Shqipëri
Sali Berisha është familjarisht në listën e zezë të Perëndimit në Shqipëri, kryesuar nga SHBA, dhe Ilir Meta është një i vdekur i pakallur në këtë listë, që praktikisht çdo zyrtar perëndimor që vjen, nuk e takon më. Merre me mend, nuk e takon as Erdogani, duke e bërë të ngjajë më pro-perëndimor se ata.
17 Janar 2022, 18:47 -
Mero Baze: Dy janarët e Sali Berishës
Ka shumë njerëz që janë të fyer pse Sali Berisha nuk është thirrur në Prokurori si organizator i dhunës, por si dëshmitar i saj. Por është një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, e cila është në gjendje të krahasojë dy janarët e Sali Berishës, 21 janarin e 2011 dhe 8 janarin e 2022.
13 Janar 2022, 18:46 -
Mero Baze: Nje video që tregon përse i duhet pushteti familjes së Berishës
Një video e shpërndarë nga Sali Berisha në faqen e tij, tregon dhëndrin e Sali Berishës që filmon disa protestues të dëshpëruar pas mbarimit të protestës së 8 janarit, të shpërndarë buzë Lanës dhe të trullosur nga gazi lotësjellës i policisë.
12 Janar 2022, 19:01 -
Mero Baze: Mbi 'përmbaruesit' dhe përfituesit e betejës në PD
Pas dështimit të 8 Janarit, mbështetësit e Berishës, madje ata që mendonin se ai do ta merrte selinë me dhunë për 10 minuta, kanë ndryshuar tërësisht qasjen e tyre ndaj të ardhmes së Partisë Demokratike të ndarë mes Berishës dhe Bashës, dhe po flasin për një proces të ri zgjedhor, në të cilën duhet të votbesohet Basha.
11 Janar 2022, 18:50 -
Mero Baze: Për ata që duan të 'ripajtojnë' berishizmin me PD
Dërmimi i Sali Berishës më 8 Janar nuk qëndron tek fakti që nuk mori dot godinën. Atë dhe mund ta merrte se çështje logjistike ishte. Problemi i tij i madh ishte se para godinës ai ishte i braktisur dhe me një çetë mercenarësh, që duket se i kishte marrë të gjithë me pagesë.
10 Janar 2022, 18:41 -
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Mero Baze: Berishën sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë
Gazetari Mero Baze ka komentuar protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjete sociale Mero Baze shprehet se Berisha është i vetëm dhe sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë.
8 Janar 2022, 15:03 -
Sulmi ndaj Roland Bejkos, Baze: U bë me urdhër të Berishës, për të bërë shembull ata që e kanë sulmuar
Gazetari Mero Baze ka komentuar përplasjen e mbështetësve të Berishës me sekretarin për pushtetin vendor të PD-së, Roland Bejkon.“Sulmi ndaj Roland Bejkos, student i Dhjetorit dhe anëta
8 Janar 2022, 11:12 -
Mero Baze: Pse Vuçiç po adhurohet prej njerëzve të Berishës?
Pas mospajtimit publik që Presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiç pati ndaj sanksioneve amerikane për liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, pashë shumë komente të mbështetësve të Berishës që filluan të bëjnë komente pozitive për Presidentin e Serbisë. Mbi të gjithë “mbizotron” mendimi se “ky është burrë dhe nuk pyet për SHBA”, apo dhe më tej akoma, “kështu mbrohet dinjiteti i vendit”.
6 Janar 2022, 18:43 -
Mero Baze: Ngjashmëria mes Dodik dhe Berishës, në 'kryengritjen' e tyre anti-amerikane
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjeruar sanksionet ndaj udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, duke e avancuar atë në listën e sanksioneve të Deprtamentit të Thesarit, pas sanksioneve fillestare që ka marrë në vitin 2017 si person “non grata” për SHBA.
5 Janar 2022, 19:46 -
Mero Baze: Përse Berishën po e tërbon pamja e re e PD?
Lulzim Basha ndoshta nuk e ka menduar aq gjatë, por ka bërë një gjetje të rrallë për të destabilizuar Berishën para “ultimatumit” të datës 5 Janar. Ka lyer godinën duke I dhënë një pamje tërësisht të re, sikur ka dashur ta dezefektoj nga e shkuara e Berishës aty. Kaq ka mjaftuar që kampi tjetër të marrë flak. Ka 24 orë që ngjyrat e reja të selisë kanë tërbuar gjithë kampin e Sali Berishës.
4 Janar 2022, 16:26 -
Mero Baze: Më në fund kemi një skenë politike tripolare
Shqipëria i dha fund skenës politike dypolare, mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, duke ndryshuar tërësisht konfigurimin politik për të ardhmen. Kriza e Partisë Demokratike ka riformatuar politikën shqiptare, duke ndryshuar orientimet politike dhe aleancat mes grupimeve, duke krijuar tri pole politike.
2 Janar 2022, 20:05 -
Mero Baze: Pse Berisha po trembet nga thirrjet që SPAK duhet të fillojë hetimet ndaj tij?
Sali Berisha duket se e ka marrë seriozisht thirrjen e Roland Bejkos, një zyrtari të Partisë Demokratike, që SPAK të nisë hetimet ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij, pas shpalljes në listën e zezë të SHBA.
27 Dhjetor 2021, 19:37