-
Lezhë/ Ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, në pranga agjenti i Forcave Operacionale! E shoqëroi me makinë në një hotel në Durrës
Teksa po heton për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se në arratinë e tij në vend të paditur, e ka ndihmuar një agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, tashmë i arrestuar. E transportoi me makinë pas dëshmisë së Dumanit
24 Gusht 2022, 10:04 -
Operacioni 'Plumbi i Artë', lihet në burg Agim Gjini, bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës! Së bashku morën pjesë në grabitje me armë
Agim Gjini, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për grabitjet me armë në Shijak është lënë në burg nga gjykata. 49-vjeçari u arrestua në Durrës 2 ditë më parë dhe akuzohet për grabitje, armëmbajtje e grup kriminal.
21 Gusht 2022, 10:22 -
'Plumbi i Artë', në pranga bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, së bashku morën pjesë në grabitje me armë! 49-vjeçari arrestohet në Durrës (Emri)
Agim Gjini, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për grabitjet me armë në Shijak është arrestuar nga policia e Durrësit. 49-vjeçari akuzohet për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal.
19 Gusht 2022, 11:00 -
Berisha ‘shfrenon’ imagjinatën: Nuredin Dumanin e ka parë në Golem ‘qytetari dixhital’ pas mesnate
Sali Berishës shpesh i qëllon kohët e fundit që të bëjë postime në Facebook, nga ato që i quan denoncimet të ‘qytetarit dixhital’, dhe më pas t’i fshijë sepse rezultojnë totalisht të pavërteta. Kjo pasi ish-Kryeministri i poston mesazhet që i vijnë në rrjetet sociale, pa dënjuar as një sekondë që t’i verifikojë ato.
14 Gusht 2022, 16:45 -
-
U arrestuan pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, Apeli i GJKKO lë në qeli 8 të arrestuarit
Apeli i GJKKO ka lënë në burg 8 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’, të cilët përfunduan në pranga pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit si i penduari i drejtësisë. Apeli i GJKKO ka lënë në burg Altin Ndocin, Petrit Qolin, Agron Qolin, Gentian Sharrën, Ilirian Feçin, Fatos Gosën, Elvis Koçin (Çaushllari) dhe Adrian Uzunin
27 Qershor 2022, 16:16 -
E akuzon se ka porositur disa vrasje, Nuredin Dumani ballafaqohet me Erion Alibejn! Mbërrin për herë të parë në SPAK
Që pas arrestimit në Fier i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili prej javësh ka qëndruar në spital, është paraqitur sot për herë të parë në SPAK. Nën masa te rrepta sigurie prej orës 8 të mëngjesit ai është përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK për të rikonfirmuar deklarimet e dhëna. Dumani do të përballet me Erion Alibean, për të cilin ka bërë akuza shumë të rënda, si porositja e vrasjes së policit Krenar Guçe.
17 Qershor 2022, 11:24 -
'Pallati ku banonte do hidhej në erë me tritol', Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erjon Alibej
Deri në 2 milionë euro është tentuar të paguhet për një vrasje në Shqipëri. Shifrën astronomike e ka dhënë në dëshmitë e tij tronditëse i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani në deklaritmet e tij para SPAK. Dumani ka thënë se një person i quajtur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt dhe për këtë i ka ofruar 2 milionë euro.
14 Qershor 2022, 19:16 -
Sot iu sekuestrua pasuria 5 mln euro, cila janë ngjarjet e bujshme kriminale për të cilat Dumani akuzon Gentian Sharrën
Pasuria e Gentian Sharrës në Elbasan u sekuestruar sot nga Gjykata, edhe për shkak të dëshmive të Nuredin Dumanit në dosjen e famshme ‘Plumbi i artë’. Në dosjen e siguruar nga Report Tv mbi Gentian Sharrën rëndojnë ak
10 Qershor 2022, 15:38 -
-
Roli i Gentian Sharrës në grabitjen e parave në Rinas, mori me qira servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin 'Hetimi Tatimor'
Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Gen
10 Qershor 2022, 12:00 -
Nuredin Dumani i nxori emrin në ngjarjet kriminale/ Sekuestrohet pasuria me vlerë 5 milionë euro e Gentian Sharrës, i dënuar më parë për trafik droge! Gruaja e tij 'punësoi' Talo Çelën
Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharra i janë sekuestruar pasuritë me vlerë rreth 5 milionë euro. Emri i Gentian Sharrës doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili zbërthyeu vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Në servisin e Gentian Sharrës është bërë modifikimi i furgonit që u përdor në grabitjen e Aeroportit të Riniasit.
10 Qershor 2022, 11:23 -
RENEA rrethon Elbasanin, a do të vihen këtë herë në pranga Talo Çela dhe Suel Çela?! 14 ‘bosët e krimit’ në kërkim
Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, kanë zbërthyer javët e fundit ngjarjet të rënda kriminale nga grupet e organizuara të një dekade nga viti
9 Qershor 2022, 19:11 -
RENEA 'rrethon' Elbasanin dhe Peqinin, në kërkim të 'bosëve të krimit' që 'i mori në qafë' Dumani, 10 të shoqëruar! Në pranga 'Kel Çami', i pranishëm në konfliktin që u vra Pjerin Xhuvani
Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga megaoperacioni i DOSJES "Plumbi i Artë". Report Tv mëson se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndër të cilët edhe Kelmend Xhaferri, një person i njohur në Elbasan, i përfshirë dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani.
9 Qershor 2022, 17:57 -
Nuredin Dumani zbardh të tjera ngjarje kriminale, të përfshirë edhe në disa atentate ndaj shqiptarëve në Belgjikë, Holandë e Itali! SPAK koordinim me hetuesit e huaj
Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt po merren të veçuara. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, mësojnë se në deklarimet e Dumanit janë përfshirë edhe disa atentate të shqiptarëve jashtë vendit, mes tyre në Belgjikë, Holandë dhe në Itali
6 Qershor 2022, 12:44 -
Elvis Dedaj pasuri miliona euro para vrasjes së tij dhe mamasë! Kush ia përvetësoi pronat, shtëpitë dhe paratë cash? Dyshimet për Festim Qolin, dajat, tezen e kushërinjtë e Elvisit
A do t’i shtrijë hetimet SPAK tek grupi i personave që përvetësuan pasuritë e Elvis dhe Fatmira Dedajt pas vrasjes së tyre nga i akuzuari Festim Qoli? Fatmira miliona euro cash. Elvisi mijëra m2 prona, apartamente dhe makina. E gjithë pasuria u grabit. Dyshime për implikim të noterëve, avokatëve dhe segmenteve të drejtësisë
3 Qershor 2022, 17:08 -
Spartak Ngjela: Çfarë po ndodh pas dëshmisë së killerit Nuredin Dumani
Çfarë po ndodh me vrasësin e shumëfishtë Nuredin Dumani i arrestuar e në proces penel dhe, gjithashtu, edhe vrasësit e tjerë me pagesë, në këtë kohë kur këta vrasës janë në pendim e po denoncojnë si deponime fakte rrëqethëse për këtë krim? Ajo që po vihet re është një fakt i ri: janë rreth dhjetë vrasës me pagesë që po rrëfejnë krimet e tyre si të penduar, dhe po kuptohet se goditja antikrim në Shqipëri po hyn në një fazë të re.
2 Qershor 2022, 17:45 -
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 25 dëshmitarë në gjyqin ndaj Erion Alibej, mes tyre edhe Dumani! Avokati: Shteti sajoi prova e fakte, procesi i montuar
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, bën me dije gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Sipas avokatit të Alibej, procesi është i montuar sepse dëshmitarët japin versione të ndryshme.
30 Maj 2022, 14:09 -
Pas vrasjes së nënë e bir Elvis e Fatmira Dedaj, Festim Qoli u mori karburantin, në ‘98 qëlloi ndaj Lul Berishës! Mister në emrin e kujt i ka kaluar pasuritë e tjera
Emri i Festim Qolit i njohur me nofkën ‘Feste’ doli për herë të parë në dosjen e ish bandës së Durrësit, si ia mori karburantin Matilda Gjatjas pas vrasjes së nënës së saj dhe vëllait Elvis Dedaj.
28 Maj 2022, 19:33 -
