-
-
Në kërkim se porositi vrasje, policia e FNSH aksion në Elbasan për kapjen e Suel Çelës! Kontrolle në shtëpi dhe tregun Agroushqimor, por nuk gjendet (VIDEO)
Forca të shumta të policisë të asistuar nga agjentët e BKH kanë kryer një aksion për kapjen e Suel Çelës, i cili është në kërkim për porosi për vrasje në Elbasan. Blutë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e këtij të fundit për kontrolle, por nuk kanë arritur që ta arrestojnë.
24 Tetor 2023, 08:56 -
Kërkesa e SPAK, cilat janë dy vrasjet me 4 viktima që iu bashkuan dosjes së ‘Plumbit të Artë’
Prokuroria e Posaçme e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, kërkoi këtë të martë në Gjykatë që të bashkohet me dosjen e plumbit të artë edhe çështja penale e dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 ne Durrës.
17 Tetor 2023, 11:52 -
Pagoi Nuredin Dumanin 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Alban Bengasi
Apeli i GJKKO ka lënë në burg avokatin Alban Bengasi, i cili u arrestua pasi i dha 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit për të vrarë ish-bashkëshorten. Bengasi ishte në kërkim pas dëshmisë së Dumanit, i cili rrëfeu se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij Blerta Bengasi të dhunohej, t’i shkaktoheshin dëme të shumta dhe më pas të vritej.
6 Tetor 2023, 10:07 -
Nga Aldo Bare tek Laert Haxhiu, si 18-të të penduarit e drejtësisë ‘fundosën’ bandat kriminale
Krime të pazbardhura, masakra të vitit 1997, vrasje të paguara dhe atentate mafioze me tritol, këto janë disa nga veprat e rënda penale të zbuluara falë dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë. Nga banda e Aldo Bares deri tek rasti i fundit i ushtarit të Laert Haxhisë, janë 18 të penduar të cilët kanë rrëfyer krimet e kryera në vetë të parë duke fundosur bandat ku kanë qenë pjesë.
29 Shtator 2023, 15:33 -
I shërbente Erjon Alibejt, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-efektivin, Leonard Palushi
I akuzuar për prishje provash kundrejt shpërblimeve të afruar nga Erjon Alibej, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj, burg ish oficerin e policisë të Elbasanit, Leonard Palushin
27 Shtator 2023, 10:18 -
Nuredin Dumani implikon edhe vëllanë e tij në vrasje: I përfshirë në atentatin e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej! Fatos Gosa ishte informatori
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është ballafaquar me Fatos Gosën, i arrestuar në kuadër të dosjes Plumbi i Artë. Dumani ka implikuar emra të tjerë në ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit, e kësaj radhe nuk ka ‘kursyer’ as vëllanë e tij Dashnor Dumanin.
21 Shtator 2023, 12:05 -
Pagoi Nuredin Dumanin me 120 mijë euro që të vriste gruan, avokati Alban Bengasi lihet në burg! Flet në gjykatë: Ju kanë futur në një rrugë pa krye
Mohimi i akuzave dhe pretendimet se ka mardhënie të mira me ish bashkëshorten nuk e bindën gjykatën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj avokatit Alban Bengasi. I arrestuari pak ditë më parë teksa kthehej nga Dubai, u la në burg me akuzën se ka paguar 120 mijë euro tek Nuredin Dumani, për të vrarë ish-gruan në vitin 2020.
8 Shtator 2023, 13:35 -
U kthye pas 16 muajsh arrati në Dubai, Alban Bengasi ‘dorëzohet’ sapo ish-gruaja tërhiqet nga akuzat! Avokati dha 120 mijë € për ta vrarë, nesër përballet me drejtësinë
Avokati Alban Bengasi u kthye në Rinas, ku edhe u arrestua, pas 16 muajsh arrati në Dubai, vend ku edhe nëse do ishte arrestuar, s’mund të ekstradohej. Report Tv mëson se këtë vendim Bengasi e mori pasi ish-gruaja për të cilën i ofroi 120 mijë euro Nuredin Dumanit që ta vriste, e fali dhe kërkoi t’i lehtësohen akuzat.
7 Shtator 2023, 16:11 -
U arrestua në Rinas, dëshmia e Nuredin Dumanit që 'fundosi' avokatin Bengasi: Më ofroi 120 mijë euro për t’i vrarë ish-gruan
120 mijë euro jepte avokati Alban Bengasi për të eliminuar ish-gruan e tij, vetëm se mendonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Dëshminë tronditëse e ka dhënë për SPAK Nuredin Dumani. Në dosjen e
6 Shtator 2023, 15:04 -
'Plumbi i Artë'/ Arrestohet në Rinas Alban Bengasi, po kthehej nga Dubai! Avokati pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për t'i vrarë gruan
Në kthim nga Dubai, arrestohet në Rinas avokati Alban Bengasi, i cili ishte në kërkim për dosjen “Plumbi i Artë” pasi i premtoi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për vrasjen e ish-bashkëshortes. Fillimisht gruaja do të rrihej barbarisht dhe më pas do të vritej, por kjo shumë u konsiderua e vogël për një grua nga Dumani.
6 Shtator 2023, 14:29 -
"Plumbi i Artë", SPAK zbuloi dhe autorët e atentatit ndaj vëllezërve Boriçi në 2018, Çfarë deklaroi Agim Boriçi dy ditë pasi iu sulmua lokali në Fier
Prokuroria e Posaçme pas 15 muajsh mbylli zyrtarisht hetimet dhe dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen “Plumbi i Artë”, me 20 persona të pandehur, të cilët dyshohen si autor t&
11 Gusht 2023, 19:35 -
SPAK 'kopsit' dosjen 'Plumbi i Artë', në gjykatë Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë! Akuzohen për 27 ngjarje kriminale: Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet, dhunë e korrupsion
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kopsit dokumentet dhe dërgon në GJKKO dosjen për Nuredin Dumanin dhe 19 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”
11 Gusht 2023, 10:22 -
Dosja 'Plumbi i Artë'/ SPAK përfundon hetimet, u komunikohet akuza Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve! GJKKO vendos në shtator për gjykimin
SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen “Plumbi i Artë” përmes së cilës Nuredin Dumani zbërtheu ngjarjet kriminale të viteve të fundit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Për 20 prej tyre pritet në vijim nisja e gjykimit, teksa 12 të tjerë akoma nuk janë arrestuar, përfshirë Ervis Martinajn, Talo Çelën, Alban Bengasin apo Suel Çelën.
2 Gusht 2023, 09:48 -
S’tregoi të gjitha vrasjet, Henrik Hoxha humb statusin i penduar! SPAK: Vërtetuam se mbajti rezerva për disa ekzekutime
Një nga të penduarit e drejtësisë Henrik Hoxha ka prishur bashkëpunimin me SPAK, duke mos i treguar të gjitha vrasjet që ka bërë, disa edhe me Nuredin Dumanin. Prokuroria e posaçme vërtetoi se Hoxha mbajti disa sekrete të porositësve apo ngjarjeve kriminale dhe i hoqi statusin e bashkëpunëtorit
15 Korrik 2023, 17:05 -
Shoqëroi Ervis Martinajn dhe ishte kontakti i fundit para zhdukjes, dënohet me 2 vite e 10 muaj burg ish polici, Jeton Lami
Jeton Lami, ish-efektivi i operacionales i arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj ditën e zhdukjes së tij, është dënuar me 2 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës.
18 Qershor 2023, 19:00 -
Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin
Kompania e vogël në emër të bashkëshortes së Gentian Sharrës - një 48-vjeçar i arrestuar për krim të organizuar ka fituar prej vitit 2016 tenderat e ushqimit në spitalet e Elbasanit dhe vazhdon ta kryejë këtë shërbim, edhe pas sekuestrimit nga gjykata.
29 Maj 2023, 13:56 -
Nga Dritan Rexhepi, te Julian Sinanaj, Nuredin Dumani e Adriatik Coli, si vepronin vrasësit me pagesë
Zakonisht, ata nuk kanë asnjë njohje me shënjestrën. Në fillim lidhin një kontratë të pashkruar me një ndërmjetës. Rrallë ndodh që kontrata të lidhet direkt me porositësin. Më pas një parapagesë me premtimin se shuma do të plotësohet pasi plani të jetë realizuar me sukses. Në këtë rast, vrasja. Shuma e parave është në varësi të rëndësisë së objektivit por edhe në varësi të vrasësit të kontraktuar, sa specialist është ai.
16 Prill 2023, 23:04 -
‘U ngjall’ Ervis Martinaj me atentatin në ‘Don Bosko’? Flet kreu i SPAK! Çështja ‘Plumbi i Artë’? Dumani: Po hetojmë për dekonspirimet e operacioneve, po bashkëpunojmë me AMP
Kreu i SPAK Altin Dumani është treguar i rezervuar në lidhje me hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për të cilin tha se është në hetim dhe në kuadër të hetimeve do të kenë informacionet. Sipas kreut të SPAK, ai nuk mund të japë një përgjigje nëse ‘u ngjall’ apo ‘nuk u ngjall’ me atentatin në Don Bosko, pasi ai është prokuror dhe nga ana e tyre janë ndërmarrë veprimet hetimore
31 Mars 2023, 13:31 -
