Rrëfehet në studion e “Rreze Dielli” biznesmeni Fisnik Syla, ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës komenton problemet e kohëve të fundit me këngëtaren dhe deklaratën e bërë virale për dhurimin e vlerës prej 100 mijë euro Luiz Ejllit pas daljes nga BBV…
Pas lajmit të martesës së tij me këngëtaren Fjolla Morina në Maldive, emri i Fisnik Sylës, sipërmarrësit nga Gjilani që jeton në Belgjikë, nisi të përmendej shpesh e më shpesh. Shumë zhurmë mediatike bëri së pari martesa luksoze, në një vend përrallor, më pas po aq shumë zhurmë bëri dhe ndarja e tyre, e cila u pasua madje me një “luftë dekraratash” mes tij dhe Fjollës.
Një tjetër deklaratë që bëri bujë në media ishte dhe ajo për Big Brother Vip. Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli konsiderohet si personi me më shumë mundësi për të fituar çmimin e madh, nisur nga popullariteti dhe fansa të shumtë që ai ka. Por, në rast se nuk ndodh një gjë e tillë dhe artisti shkodran nuk shpallet fituesi i edicionit të dytë të BBVA, dikush tjetër i ka premtuar atij 100 mijë euro. Pikërisht ai, Fisnik Syla, u betua në një postim në instagram, se në rast se Luizi nuk merr çmimin e madh, ai do t’i dhurojë 100 mijë euro.