170 maturantët ekselentë të Tiranës vlerësohen me Çertifikatën e Mirënjohjes, Veliaj: Janë krenaria e kryeqytetit tonë!

10 Korrik 2023, 21:01

170 maturanët ekselentë të Tiranës, të cilët shkëlqyen edhe në provimet e Maturës Shtetërore, u nderuan sot në një ceremoni të vecantë me Certifikatën e Mirënjohjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi u shpërndanë këto çertifikata nxënësve ekselentë të Tiranës, i falenderoi të rinjtë, për të cilët tha se janë sot kurora e krenarisë së kryeqytetit tonë.