1-vjetori i Qendrës Tumo, Veliaj: Ia ka vlejtur çdo energji për investimin! Yuri Kim: E frymëzuar nga talenti i të rinjve! Ju do të jeni një shkëndijë për botën

16 Nëntor 2021, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2021-11-16 14:44:30

Programi “Tumo Tirana” ka zgjuar çdo ditë e më shumë interesin e të rinjve në kryeqytet. Qendra, e cila një vit më pare, kur u çel në Tiranë, kishte vetëm 60 studentë, sot ka mbi 1 mijë të tillë. Në 1-vjetorin e këtij programi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Drejtori i Fondacionit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff, zhvilluan një takim me fëmijët dhe të rinjtë që aftësohen në qendrën Tumo