‘5 Maji’/ Veliaj mesazh Rrushajt dhe Gjekmarkajt: Bregu i Lumit i hëngri disa karriera politikanësh, mos paçi fatin e tyre!

3 Nëntor 2021, 14:49

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dhënë një mesazh dy deputetëve të PD-së, Alfred Rrushaj dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët prej disa ditësh po organizojnë protestat me një grup banorësh në zonën e “5 Majit”, se përmes politikës së bllokimit të projekteve do të gjejnë fundin e karrierës politike.

Duke sjellë shembujt e mëparshëm si tek “Bregu i Lumit” apo “Bulevardi i Ri”, Veliaj u kujtoi dy deputetëve demokratë se nëse do vazhdojnë të përdorin për politikë projektet e bashkisë, do të përfundojnë në koshin e histories, siç përfunduan paraardhësit e tyre deputetë, që krijonin konflikte të paqëna.