Qëndrimi ulur për orë të tëra mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin, aq më tepër nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur dhe mund të na çojë në problematika të llojeve të ndryshme. Sigurisht më të rrezikuar janë ato që punojnë në zyra dhe qëndrojnë 8 orë të ulur ku mund të ndjejnë dhimbjet e shpinës, të këmbëve apo të shpatullave, kjo si pasojë e pozicioneve të gabuara të qëndrimit. Kushtojini shumë vëmendje qëndrimit të trupit, pasi nëse kthehet në zakon ka shumë mundësi të përballeni me shumë problematika shëndetësore.
Fizioterapistja Ledina Nikolla jep disa këshilla për të gjithë ata që punojnë në zyrë me orë të gjata. Tregojmë 5 ushtrime të thjeshta që do t'ju ndihmojnë të mbani posturën dhe qëndrimin në nivelin e duhur.