5 vite nga zhdukja e kengetarit 'Reni', nena: U vra nga personat qe u shiti motorin

26 Tetor 2019, 06:44 | Përditesimi i fundit: 2019-10-26 12:54:06

Një motor i vjedhur, që iu shit disa personave nga këngëtari Renato Hamza bëhet shkak për të nxjerrë në dritë të tjera detaje, mbi zhdukjen e këngëtarit të muzikës tallava, më 29 qershor të vitit 2014. 

Pasi e kishte blerë në Elbasan, pak ditë para se të zhdukej, me kërkesë të nënës së tij Renato ia shiti këtë motor një tjetër personi nga Pogradeci. Nuk kaloi shumë ditë dhe ky motor u bllokua në Lezhë nga policia, ndërsa rezultoi se kishte qenë i vjedhur, pronar i të cilit ishte Artan Shkëmbi. Ky i fundit 5 ditë pasi këngëtari u zhduk, i shkruante nënës në Facebook, se Renato është në gjendje kome dhe se nuk fliste dot.