Një histori e rrallë miqësie dhe emocionesh në Pa Gjurmë. Në studion e emisionit, 77-vjeçari Sali Korra rrëfen kujtimet e paharrueshme me dy miqtë e tij më të ngushtë, me të cilët ndau vitet e ushtrisë dhe të punës.Pas dekadash pa asnjë kontakt, ai kërkon ndihmën e publikut për të gjetur Çobo Zenunin dhe Leonardin, dy njerëz që i konsideron si vëllezër. Me mall dhe shpresë, i moshuari dërgon një mesazh prekës, duke shpresuar që një ditë t’i takojë sërish.




















