Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…

1 Qershor, 17:36 | Përditesimi: 1 Qershor, 17:36

Një tjetër emision me histori të dhimbshme dhe pyetje që ende presin përgjigje në Pa Gjurmë me Odeta Dumen në Report TV. Familja e 60-vjeçarit Surja Sula kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi u largua nga shtëpia për të shitur fruta-perime dhe humbi kontaktet me të afërmit. Vëllai i tij rrëfen momentet e fundit dhe apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij. Në pjesën e dytë, rikthehet historia e Rexhep Kaloshit nga Kukësi, i cili u nis drejt Tetovës dhe nuk u kthye më. Familja jeton prej vitesh mes dyshimeve, pyetjeve dhe mungesës së përgjigjeve për fatin e tij.Gjithashtu, trajtohet rasti i një personi të varrosur si varr pa emër, ndërsa familjarët kërkojnë të vërtetën dhe identitetin e tij.

A.M/Shqiptarja.com