”A ka ofendim më të madh se të gënjesh qytetarët e tu?” Qytetari për politikanët: Mbizotëron e keqja

11 Gusht 2020, 12:03

Duke u ndalur në disa cështje për të cilat vuan Shqipëria sot sipas mendimit të një qytetari telefonues në emisonin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, një këndvështrim ai e pati edhe për politikën për të cilën tha se ajo është gënjeshtër e madhe. Politikanët tanë janë sprovuar edhe me pushtet edhe në opozitë dhe nuk ka kuptim që të provohen e provohen sërish tha ndër të tjera qytetari nga Tirana duke u ndalur në rastin e ish-kryebashkiakut Lulzim Basha. E mira luftohet dhe vendin e saj e ka zënë e keqja ka thënë ndër të tjera ky zotëri.