A mund të kurohet një sëmundje me autosugjestion? Mjekja nga Dusseldorfi, Marsela Ceno na tregon si funksionon kjo lloj mjekësie dhe cilat janë sëmundjet më të shpeshta në botë.
Dr. Marsela Ceno, është specialiste në kirurgji interne në Gjermani. E ftuar sot në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo rrëfen rrugëtimin e saj të vështirë në fillimin e karrierës si kirurge në Gjermani.
Sa i takon terapisë së autosugjestionit ajo theksoi se mendimet për sëmundjen janë vendimtare në shërim, përveç kurës. Sipas Marselës, mjekësia sot është në nivele shumë të larta, por duhet punuar paralel dhe me aspektin psikologjik të pacientit. Marsela është kirurge dhe konsulente në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Universitar Heinrich Heine në Düsseldorf. Ajo është themeluese dhe Presidente e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe anëtare e shumë shoqërive të kirurgjisë në Evropë dhe SHBA.