Paratë janë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës sonë. Por a janë ato që na çojnë drejt lumturisë?
Të ndihesh i lumtur është një emocion, është diçka që e ndjen, jo diçka që e blen. Kjo është arsyeja se pse lumturia është shumë e shtrenjtë. Por, a mund ta blejë paraja vërtet lumturinë? Po dashurinë…? Fjalët e vjetra të popullit thonë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë, por duket se kërkimet e reja po e sfidojnë këtë ide. Paratë ndikojnë në lumturinë tonë sigurisht nëse di si t'i përdorësh… Shawn Achor, autori i librit “The Happiness Advantage” thotë se “Paraja mund ta blejë lumturinë, por vetëm nëse përdoret për të bërë gjëra jo thjesht për të blerë gjëra”.
Po çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, shkrimtarja Helena Halilaj, psikologia Bona Mickley dhe pedagogu Dorian Meta.