Adoleshentë që vrasin, që dhunojnë dhe bullizojnë në rrjete sociale. Cilat janë arsyet që i çojnë adoleshentët të kryejnë vepra penale? Ku po shkon rinia shqiptare, cili është roli i familjes, shkollës dhe shoqërisë?
Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Arjana Muçaj, psikologe; Mirela Jorgo, avokate; Nora Malaj, Pedagoge e Psikologjisë së Komunikimit dhe Ergys Muzhaqi, Ekspert sigurie.
Sipas statistikave, vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm krimet e kryera nga adoleshentët. Po çfarë po ndodh me rininë shqiptare? Pse po vrasin adoleshentët, pse janë të prirur të kryejnë vepra penale? Në rastin e adoleshentëve a mund të flasim vetëm për dhunim apo mund të ketë edhe paramendim duke pasur parasysh moshën e re? Si mund të parandalohet ky fenomen kaq shqetësues në ditët e sotme, i cili vijon të dëgjohet shumë shpesh në media, ku të rinjtë bëhen lajme në faqet e para të gazetave apo në portale.