"Agjerimi mbizotëron ilaçet, sëmundjet, mjekët", Altin Joka: Terapia e së ardhmes në mjekësi

13 Mars, 13:08

Nis muaji i Ramazanit, nutricionisti Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike shpjegon si ndikon agjerimi në shëndetin tonë dhe përfitimet që mund të marrin besimtarët myslimanë në këtë muaj të madhërishëm. Pse agjerimi është i shëndetshëm për trupin?  Përfitimet prej tij edhe për sëmundje të caktuara. Çfarë ndodh në trupin e njerëzve që agjerojnë? Për personat që agjërojnë për herë të parë, që ndoshta kanë më tepër vështirësi në përballimin e orëve të gjata pa ngrenë e pa pirë, çfarë i këshillon Joka si agjerues prej 15 vitesh? Cila është mënyra më e mirë për të marrë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten trupit gjatë kohës kur agjërohet?  Gabimet që bëhen në këtë muaj në lidhje me vlerat dhe ushqyerjen e shëndetshme? A mund të agjerohet në mënyrë të vazhueshme edhe pasi të mbarojë ky muaj? Cilëve persona nuk ju këshillohet agjerimi? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili rekomandon dhe një menu të shëndetshme për syfyr dhe iftar në ditët e agjerimit.