'Ai më vrau, Zoti më shpëtoi:/ 25-vjecari humbi dëgjimin pas aksidentit, sot rrezikon edhe shikimin

16 Shkurt 2021, 18:53

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Një aksident i rëndë automobilistik për pak sa nuk i mori jetën 14-vjecarit, Luxhino Arapi nga Berati. I mituri po kthehej në shtëpi, ndërsa një autobus i preu rrugën duke e aksidentuar rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht të vitit 2011 herët në mëngjes, ndërsa sot Luxhino është 25 vjec dhe ende vuan pasojat e atij aksidenti që ka lënë gjurmë të thella. Ai u dëmtua në kokë dhe këmbë, ndërsa qëndroi për 13 ditë në Spitalin Ushtarak, pasi u dërgua në gjendje kritike për jetën. Me kthimin e tij në shtëpi nisën dhe trajtimet që kostot ishin të papërballueshme, për familjen Arapi me katër anëtar, të cilët jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike. Drejtuesi i autobusit u arrestua nga policia, ndërsa qëndroi vetëm tre ditë në komisariat. Kalvari i gjatë i seancave gjyqësore vijon ende dhe sot, ndërsa kjo familje nuk ka marrë ende dëmshpërblimin. Familja Arapi jeton në fshatin Orizaj të Beratit dhe i vetmi që është gjendur pranë është xhaxhai. Meraku i babait i cili kërkon ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’ është një skaner në kokë, që nuk ka mundësi ta paguajë.