Aktivisti shqiptaro-amerikan, Kokalari për Report Tv: Nëse Berisha bëhet kryetar, PD e vdekur! SHBA kanë të gjitha provat për të! Edhe Meta i korruptuar, mund të shpallet ‘non grata’

6 Maj 2022, 17:25

Nëse Berisha rikthehet kryetar, PD do të jetë një parti e vdekur politikisht. Ky është qëndrimi i fortë i aktivistit shqiptaro-amerikan Gary Kokalari. Në një intervistë për Report Tv ai thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prova të mjaftueshme për korrupsionin e Berishës dhe për këtë nuk kanë asnjë arsye pse ta tërheqin vendimin që e shpallën ‘Non grata’ ish-Kryeministrin. Kokalari thotë se edhe Meta është i korruptuar si Berisha dhe “ndoshta shpallet non grata kur të ikë nga Presidenca”