Akuzat për këshilltarët që mban, Veliaj: Përgojohen nga disa burra që paguhen si analistë gjoja 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që vënë gjoba

30 Dhjetor 2021, 18:20

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në festën e fundvitit me Forumin e Gruas së Partisë Socialiste, tha se për çdo sfidë që vendi ka kaluar kohë, përgjigja ka qenë një grua. Ai përmendi disa nga zonjat që në këto dy vite të vështira, me pandeminë dhe tërmetin, ishin në krye të detyrës, për t’i shërbyer çdo qytetari në nevojë.