Rreziku që na vjen nga teknologjia. Mjeku okulist Rubin Topi paralajmëron se brenda vitit 2050 gjysma e popullsisë së botës do të jetë me syze …
Teknologjia është bërë një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandarë e jetës tonë. Është e vërtetë që nga njëra anë përdorimi i teknologjisë moderne është mjaft i dobishëm për zhvillimin e shkencës në dobi të njerëzimit si dhe për karrierën profesionale. Por nga ana tjetër ekspozimi i tepruar ndaj këtyre pajisjeve po bën të mundur që shumë njerëz, duke filluar që nga moshat e hershme, të përballen me probleme serioze të shikimit.Vitet e fundit janë shtuar së tepërmi sëmundjet e syrit nga përdorimi i tepruar i mjeteve elektronike si dhe po vihen re çdo ditë e më shumë problemet e shikimit të fëmijëve të cilat vijojnë të rriten ndjeshëm.
Mjeku Rubin Topi ngre alarmin në studion e “Rreze Dielli” dhe paralajmëron se brenda disa viteve gjysma e popullsisë së botës do jetë me syze …Ai shprehet shumë i shqetësuar për dëmet që po shkaktojnë celularët tek sytë e fëmijëve. Fëmijët në ditët e sotme janë duke qëndruar aq shumë me mjetet elektonike në duart e tyre, dhe për këtë sytë e tyre janë më shumë të rrezikuar për dëmtim sesa çdo gjë tjetër.