Alpinistja kosovare, Arineta Mula, e cila ka pushtuar disa nga majat më të larta në botë, përfshirë edhe Everestin, e ka filluar agjërimin dhe po vazhdon me aktivitete sportive.
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi për pengesat por edhe për sfidën për të vazhduar aktivitetet e saj ndërkohë që agjëron:
“Diferenca më e madhe që dua të them është gjithmonë brenda një viti nëse e kujtoj vitin e kaluar agjërimin ka qenë më lehtë sepse punët I kemi bërë brenda banesës nuk kemi pasur nevojë të dalim nga zyra dhe gjatë ditës kam bërë vrapimin në mëngjes ndërsa gjatë ditës dhe kam pushuar.Këtë vit mendoja se do të jetë më vështirë për shkak të obligimeve ditore, qëndrimit në zyrë 8 orë pastaj edhe përgatitjes së ushqimit. Ne zgjohemi në orën 5:07 minuta, mendoj që motivi më i madh është se nuk jam vetëm që vrapoj por është një grup i tërë” u shpreh ajo.