Ka mite dhe fakte për konsumimin e kafes, pija e tretë e konsumuar më shumë në botë. Ndajmë disa të vërteta në studion e “Rreze Dielli” mbi shëndetin e kafes, e dëmshme apo e shëndetshme…
Çfarë është kafeja, çfarë përmban ajo? A është e dëmshme apo e shëndetshme, çfarë vlerash ka dhe ç’efekt lë në organizëm? Thuhet që ka aciditet të lartë, në ç’nivel është aciditeti dhe a dëmton? Ka mënyra për t’i ulur aciditetin? Pse shumica e njerëzve pijnë një gotë ujë përpara kafesë? Sa kafe duhet konsumuar në ditë? A na dëmton stomakun duke e pirë esëll? Pse disave iu shkakton të dridhura e ankth? A është e vërtetë që shumë minerale shkarkohen nga konsumimi i kafes? Cilët persona nuk duhet t’a konsumojnë kafenë?
Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka.