Gjendra tiroide e lokalizuar në pjesën e përparme të qafës prodhon hormonet e tiroides, të cilët kontrollojnë metabolizmin e organizmit tonë. Mosfunksionimi i mirë i gjendrës tiroide mund të shoqërohet edhe me shumë probleme shëndetësore. Hipotireoza është një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides dhe një nga shkaktarët më të shpeshtë të hipotireozës është tiroiditi kronik Hashimoto.
A është Hashimoto sëmundje autoimune dhe e pashërueshme? Pse gratë vuajnë më shumë nga Hashimoto dhe jo burrat? Çfarë analizash duhet të bëjmë për të diagnostikuar këtë problem me tiroiden? Nga se shkaktohet Hashimoto, pra shkaktarët dhe shenjat që shfaq ajo? A ka kura natyrale për t’a shëruar? Çfarë kujdesi duhet të kenë njerëzit me Hashimoto në raport me stilin e jetës dhe regjimin ushqimor? Cilat janë ushqimet që e përkeqësojnë dhe cilat janë ato ushqime që e luftojnë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” mbi këtë sëmundje me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.