Apel për ndihmë/Shfaqen dy persona të paidentifikuar në Pogradec e Vlorë

2 Maj 2022, 18:30

’Pa Gjurmë’ shfaqi puntatën e kësaj të hëne dy video që mbërritën në redaksinë e emisionit. Një burrë i panjohur nga Pogradeci gjendet në situatë rruge dhe për këtë kërkohet ndihmë për identifikimin e tij. Ngashmëria me një nga të humburit e denoncuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV ka bërë që stafi të nis menjëherë investigimin, pas dyshimeve se mund të jetë 80-vjeçari Sadik Xheka që rezulton i humbur që prej janarit të këtij viti. Ndihmë kërkohet edhe për një zonjë, e cila gjithashtu gjendet në situtatë rruge në qytetin e Vlorës. Edhe për të nuk janë zbuluar ende informacione mbi të dhënat e saj.