Altin Joka flet sot për rolin jetik të mineralit të Zinkut, efektin e tij në shëndetin mendor dhe funksionet e shumta në organizëm.
Studimet thonë se mbi 2 miliardë njerëz në botë kanë mungesë të zinkut, 800 mijë njerëz vdesin nga mungesa e tij. Cilat janë arsyet pse njerëzit kanë mungesë zinku? Pse është kaq i rëndësishëm zinku për trupin tonë dhe roli që ai ka në organizëm? Pse thuhet që zinku është “mineral gjurmë” dhe pse trupi ynë nuk e ruan zinkun? Ku gabojmë në marrjen e tij sa i takon dozave, kombinimit me minerale të tjera që të qëndrojë në trup, apo teprimit me suplemente për të kaluar në atë që quhet toksicitet nga zinku? Pse disa njerëz ankohen që pavarësisht se marrin zink në dietën e tyre, trupi nuk e përthith atë? Gabimet apo zakonet e kombinimit të këtij minerali ose faktorë ekstra? Cilat janë simptomat më të shpeshta që shfaq mungesa e zinkut? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga nutricionisti, specialist i mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon edhe ushqimet më të pasura me zink dhe si duhet t’i marrim ato.