Parashikimi i yjeve për muajin mars, e ftuar astrologia Meri Gjini

2 Mars 2020, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2020-03-02 12:48:55

Do të jetë një muaj i mbarë Marsi, sidomos pas datës 20. Të paktën kështu shprehet në emisonin “Rreze Dielli” astrologia Meri Gjini. Do të duhet që këtë muaj të jemi selektivë për gjërat që duhet të marrim dhe të besojmë.

Ajo thotë se do të ketë tonacione të larta në aspektin politik e ekonomik në fushën ndërkombëtare, por kjo nuk e bën një situatë të vështirë, por një turbullirë që do të çojë drejt zgjidhjeve të 3 vjeçarit në vijim, ndërkohë që paralajmëron lajme të mira përsa i përket sëmundjeve që kanë prekur popullatën globale.Gjithashtu ajo thotë se lajme të mira do të merren edhe në aspektin shëndetësor dhe në atë emocional. Ndër shenjat më me fat duket se do të jenë edhe Binjakët.