“Ata që vriten kanë çuar femra për prostitucion në ’90-97”, qytetari shmang përgjegjësitë e shtetit

10 Gusht 2020, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2020-08-10 12:36:07

Duke komentuar temën e ditës në lidhje me situatën kriminale në vend një prej qytetarëve që telefonoi në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” u shpreh se ngjarjet nuk kanë faktor shtetin, por zanafilla e tyre sipas tij nis në vitet ’90-97 kur janë bërë vrasje, janë marrë gra dhe vajza nga të fortët për prostitucion dhe sot po lahen haqet. Vëllai po vret vëllanë për një copë tokë tha ai dhe për këtë nuk ka faj shteti por vetë individët.