Babai humb gjurmët me të birin, zbulon rrëmbimin nëpërmjet sitetmit TIMS

17 Korrik 2020, 19:24

 

Gersi Brahja 36 vjec dhe Malvina Uzo 27 vjece u martuan me shkuesei ne vitin 2015. Cifti nisi jetesën në të njëjtën shtëpi me prindërit. Me sakrifica dhe prespektivë për të ardhmen filloi një jetë e re për ciftin Brahja. Zoti i bekoi me një fëmijë, kur një vit më pasi, në jetë erdhi djali. 3 vitet e para të kësaj marrëdhënie ishin thuajse të mira, deri në vitin 2018 kur lindën mosmarrëveshjet. Bashkëshortja e Gersit shfaqi pretendimet për të mos jetuar më në të njëjtën banesë me prindërit e tij. Debatet vijuan gjatë, por pa gjetur një zgjidhje. Deri kur 27-vjecarja vendos të iki tek prindërit e saj, duke i pohuar të shoqit se do të qëndronte për një javë tek ata, duke mar me vete edhe djalin e vogël. Me ttu zhvendosur tek prindërit 27 vjecarja nuk u kthye më tek i shoqi. Ky i fundit shkoi ta takonte, por ajo i pohonte të njëjtën gjë, se nuk ishte gati të kthehej. Kështu nisi një marrëdhënie në distancë, ku Gersi për të takuar djalin duhet të shkonte tek shtëpia e prindërve të së shoqes, ndërsa kjo e fundit ende nuk kishte marr një vendim. Gersi mëson se e shoqja kishte krijuar një tjetër marrëdhënie dhe se për një javë gjatë vitit 2018 kishte ikur në Itali, vetëm dhe më pas në Greqi, ku e priste personi me të cilin ishte lidhur. Në shtetin helen jetoi për një vit, ndërsa u kthye në Shqipëri shtatzënë. Gjatë kësaj periudhe prej një viti, djalin e la me prindërit e saj. Gersi nuk ia fali këtë tradhëti dhe kur ajo u kthye nga Greqia ai i kërkoi t’ia linte me marrëveshje fëmijën atij dhe të vazhdonte jetën me tjetrin. 27-vjecarja nuk e pranoi këtë gjë, ndërsa në shkurt të 2020 nisën procedurat për divorc.Më 8 qershor të këtij viti, me djalin me vete dhe shtatzënë me bashkëjetuesin, 27 vjecarja nuk u paraqit në seancën e fundit gjyqësore. Më 22 qershor 2020, kur ndodhi divorci, Gjykata e Shkallës së Parë, Elbasan vendos që i ati të merrte kujdestarinë e fëmijës, për shkak të rrethanave në të cilat jetonte nëna, dhe se bashkëjetuesi i saj ishte me shume precedent penenalë. Sot, jemi në kushtet që një babai edhe pse mori kujdestarinë e fëmijës është në kërkim të tij. Ka afro dy muaj që nuk ka kontakt me djalin, që ditën kur e shoqja ia mori. Ai ka mësuar se pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ish-bashkëshortja është larguar bashkë me djalin, drejt Greqisë. Ka kontaktuar me prindërit e saj, por ata e kanë dëbuar nga shtëpia, dyuke mos i dhënë asnjë sqarim.