Bashkëshortja e Lefter Zhidrus: U nis për Tiranë që të merrte materiale pune! Kur u kthye ishte i tensionuar!

29 Shtator, 15:54 | Përditesimi i fundit: 2020-09-29 15:56:18

Për herë të parë pas ngjarjes së 24 shtatorit në Elbasan, bashkëshortja e Lefter Zhidrus, Floresha Zhidru foli për emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Ajo shpjegoi dinamikën e ngjarjes ditën ku i shoqi mbeti i vrarë.

Ajo shpjegoi se gjithçka shkonte normalisht dhe se bashkëshorti nuk ishte i dhunshëm, madje duke u shprehur se nuk e kishte denoncuar kurrë për dhunë. Floresha thotë se bashkëshorti u nis për në Tiranë për të marrë materiale për punën e tij por kur u kthye në shtëpi ishte shumë i tensionuar.

"Në orët e para të mëngjesit u ngritëm dhe vajza niset në shkollë. Ikin bashkë me burrin në punën e tyre. Në Tiranë merr materiale për punën dhe kthehet në shtëpi i tensionuar. Vajza vjen përpara. Nuk ishte parë kurrë në atë gjendje. Nuk mora vesh nga ai. Tensioni i komshinjve. Ora 12 erdhi në shtëpi. Mos më fol më thoshte. Shkaku vetëm i gjyqit. Ishte përmendur gjyqi. Me komshinjtë. Kjo ka ardhur nga gjyqet zvarritjet. Kjo diskutohej për natë. Si zvarritet çështja. Elbasani pushohet çështja në anën time nga Enkelejda Kapedani. Vazhdoi agresivitetin e vetë. Vajza doli jashtë e para. Mami dil jashtë. Dolëm jashtë dhe kjo ishte e gjitha vetëm që të qetësoheshim. Policinë e njoftoi vajza" -  shprehet Floresha.

r.k./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha