Berisha paralajmëroi protesta, Luçiano Boçi në ‘Kontrast’: Nuk do presim fundin e verës, në krah të shqiptarëve

10 Qershor 2022, 23:24

Deputeti i 'Rithemelimit', i cili në zgjedhjet e fundit që organizoi Berisha u zgjodh nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se protestat e paralajmëruara nga Berisha vijnë si pasojë e situatës së krijuar. Ai pranoi se PD kërkon që kauzat qytetare t’i kthejë në politike dhe sipas tij për t’i organizuar tubimet nuk duhet të ketë një stinë. Boçi shtoi se protestat nuk do të organizohen për të ruajtur pozicionin e Sali Berishës, por për të përkrahur shqiptarët.