‘Besoj në jetën e përtejme, e ndjej nënën kudo’ / Prek Denisa Kona: Sot flas ndryshe me të

17 Qershor, 12:17 | Përditesimi: 17 Qershor, 12:17

Denisa Kona është një grua që ka ditur t’i japë jetë çdo pasioni të saj. E njohur prej vitesh në gazetari, ajo ka eksploruar me të njëjtën përkushtim edhe botën e shëndetit natyral, duke kërkuar gjithmonë harmoninë mes njeriut dhe natyrës. Sot, jeta e saj është një mozaik i pasur dashurish dhe përkushtimesh: dashuria për shkrimin, për muzikën, për fëmijët, për zogjtë që i ka kthyer në pjesë të pandashme të familjes së saj, por edhe për kujtimin e nënës së shtrenjtë, mungesa e së cilës vazhdon të lërë gjurmë të thella në zemrën e saj. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Denisa Kona ndan me ne jo vetëm pasionet dhe rrugëtimin e saj jetësor, por edhe përjetimin e dhimbshëm të humbjes së nënës. Një rrëfim i ndjerë për dashurinë, mungesën, kujtimet dhe besimin e saj se jeta nuk përfundon këtu, por vazhdon në një botë përtej asaj që ne shohim.

MC/Shqiptarja.com