Birjan me mish qingji e oriz dhe kadaif me rikota / Pjesa e parë

4 Qershor 2019, 11:11

Receta e parë: Birjan me mish qingji dhe oriz

Përbërësit:

800 gr mish qingji

2 qepë mesatare

4 lgj vaj

320 gr oriz (2 filxhan çaji)

Nenexhik i thatë

Kripë dhe piper i zi

6 filxhanë çaji lëng mishi

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin e qingjit. Në një tigan të thellë kaurdiset qepa deri sa të bëhet transparente dhe të zverdhet pak. Shtojmë orizin dhe i kaurdisim të dyja qepë dhe oriz bashkë. Shtojmë lëngun e mishit në raport 1 masë oriz dhe 3 masa lëng mishi, pra gjithsej 6 filxhanë çaji lëng mishi për 2 filxhanë oriz. Shtojmë pak nenexhik, kripë e piper dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180-200ºC deri sa lëngu të përthithet dhe të jetë gatuar një pilaf i shkrifët, rreth 25-30 minuta.