Boçe me spinaq nga zonja Vjollca

12 Prill 2021, 10:07

Boçe me spinaq

Përbërësit:

800 gr petë sfoljatë

600 gr spinaq

kopër , majdanoz

200 gr djath I bardhë

2-3 vezë

3 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe arrëmoskat

Përgatitja:

Lajmë pastrojmë spinaqin dhe e grijmë hollë atë. Petën sfoljatë e presim në katrorë me brinjë 12 cm ose 14 cm. Varet nga madhësia që i dëshironi. Spinaqin e vendosim në tas me pak kripë e shtypim pak me dorë, erzat e prera hollë, djathin të thërrmuar, 2 vezë, arrëmoskat, të gjitha këto i përziejmë duke shtuar 3 lugë gjelle vaj ulliri.

Hapim në tryezë kuadratet e sfoljatës në qendër të çdo kuadrati vendosim nga pak përzjerje me spinaq, bashkojmë copat e kuadratit duke mbuluar spinaqin I vendosim në tepsi ku kemi vendosur letër pjekje. Në fund lyejmë me pak të verdhë veze dhe I pjekim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 20-25 minuta.