Ëmbëlsirë me biskota, krem vanilje dhe çokollatë të bardhë nga zonja Albana

15 Janar, 11:42 | Përditesimi: 15 Janar, 11:42

Ëmbëlsirë me biskota, krem vanilje dhe çokollatë të bardhë

Përbërësit:

  • 100 ml qumësht
  • 80 gr gjalpë
  • 5 ml esencë vanilje
  • 85 gr çokollatë e bardhë
  • 1 portokall (lëkura e grirë)
  • 10 gr pluhur kokosi
  • 300 gr biskota savoiardi
  •  
  • Për kremin:
  • 600 ml qumësht
  • 120 gr sheqer
  • 50 gr niseshte misri
  • 2 vezë
  • 1 limon

Përgatitja:

Përgatisim fillimisht kremin me çokollatë të bardhë. Ngrohim qumështin me gjalpin (pa e zier), shtojmë çokollatën e bardhë të copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet. Shtojmë vaniljen, lëkurën e portokallit dhe kokosin. E lëmë të ftohet pak. Ndërkohë përgatisim kremin e limonit. Përziejmë vezët me sheqerin. Shtojmë niseshtenë e tretur në 100 ml qumësht. Shtojmë qumështin e ngrohtë gradualisht. E vendosim në zjarr mesatar duke e përzier derisa të trashet. Në fund shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit. Vendosim në gota apo tasa ëmbëlsirash biskota savoiardi (mund t’i njomim lehtë me qumësht ose jo). Shtojmë kremin e çokollatës dhe limonit, e zbukurojmë sipër me kokos dhe e vendosim në frigorifer të paktën 2–3 orë.

MC/Shqiptarja.com