Braktisen nga 5 fëmijët/Dy të moshuarit nga Vlora: Sytë i mbajmë nga qielli

12 Maj 2021, 17:23

Ky është çifti Rapushaj nga Vlora, te cilët kanë udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës për të rrëfyer në ’Pa Gjurmë’ historinë e jetës së tyre. Edhe pse janë prindër të 5 fëmijëve Skender dhe Drita Rapushaj prej vitesh jetojnë vetëm, pa përkujdesjen e askujt, në një banesë të rrënuar në fshatin Mifol. Të lënë në mëshirë të fatit, çifti Rapushaj i ngrysin ditët e tyre, në kushte ekstreme varfërie, ndërsa jo pak të rrezikuar ndjehen edhe nga rrjedha e Lumit Vjosa, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Dy të moshuarit, kalojnë dimrin nën kërcënimin e vazhdueshëm nga përmbytjet e lumit, i cili shumë herë i ka rrezikuar jetën, duke hyrë brenda banesës. Të mbetur vetëm mes katër murëve, çifti Rrapushaj drejtohen me një apel për ndihmë, ku kërkojnë një tjetër srehë të sigurtë, aty ku të mund të kalojnë në paqe pjesën tjetër të jetës në prani vetëm të njëri-tjetrit.