Lulzim Vulashi prej vitesh jeton në Firenze. Ai është nga Shkodra, furrtar me profesion dhe u bë i njohur, pasi dhuronte bukën falas për të gjithë gratë që nuk kishin mundësi t’a blinin. E mban mend shumë mirë ç’ka hequr kur shkeli për herë të parë në tokën Italiane, e tani që punët i shkojnë mirë, mendon të ndihmojë të tjerët. Sot gjithçka ka kaluar, ai ështe pronar i dyqanit, “Pane, amore e fantasia”, në të cilin janë punësuar 7 vetë, ku veç bukës gjen edhe gatime të ndryshme. I gjithë qyteti e njeh për nismën e bukur dhe tashmë e identifikojnë lehtësisht. Ky nuk është gjesti i vetëm që ai ndërmerr për komunitetin. Që nga viti 2007, një herë në jave ai u ofron darkë të pastrehëve në ambientet e dyqanit të tij.
Lulzim Vulashi është i njohur në Firenze, përveç të tjerave dhe për hapjen e shisheve të shampanjës me shpatë... Dyqani i tij është bërë shumë viral dhe frekuentohet nga shumë turistë që vizitojnë qytetin magjik të Firenzes, por edhe nga shumë VIP-a shqiptarë