Buxheti i Tiranës 2024, vijon mbështetja me programe sociale, Veliaj: Jemi qyteti model për zgjidhjen e problemeve të strehimit dhe menaxhimit të emergjencave

23 Nëntor 2023, 22:43

Politikat sociale do të vijojnë të jenë në vëmendje të buxhetit të vitit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës. Duke e quajtur një prej buxheteve më të mëdha në 8 vitet e fundit, me një 10-fishim në shifra, kryebashkiaku Erion Veliaj, në dëgjesën e radhës për projektbuxhetin e vitit 2024, ka listuar disa prej sektorëve më të ndjeshëm socialë, ku do të fokusohen investimet.