Byrek i thjeshtë me petë të pjekura dhe me mish nga zonja Vjollca

4 Shtator 2020, 11:09

Byrek i thjeshtë me petë të pjekura dhe me mish

Përbërësit:

5 petë të pjekura

2 qepë ( 200 gr)

500 gr mish viçi ( tul)

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

2 vezë

400 ml gota qumësht

200 gr krem kosi ( schmand)

150 gr djath që shkrin

Përgatitja:

Grijmë qepët shumë imët. Mishin e presim në kubikë shumë të vegjël dhe e marinojmë me kripë dhe piper të zi, 3 lugë gjelle vaj e bashkojmë në një tas të vetëm mishin dhe  qepën dhe I përziejmë mirë. Ngrohim në tigan pak vaj dhe shtojmë në të mishin me qepën duke i përzjerë herë pas here për 10 minuta. Lyejmë me gjalp një tepsi me përmasat 20-30 cm dhe shtojmë si bazë petët e pjekura të copëtuara. Mbi petë shtojmë mishin me qepët duke I shpërndarë në të gjtihë sipërfaqen. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë të plotë dhe shtojmë në të 3 gotë me qumësht dhe pak kripë, spërkatim komplet sipërfaqen mbi mish e mbulojmë me fjath të grirë dhe vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.