Linda Kalasa na tregon një mënyrë fermentimi të çajit kombucha në kushte shtëpie, duke ndarë edhe disa benefite nga përdorimi i tij
Kombucha është një lloj çaji i fermentuar dhe i ëmbëlsuar që nga shija i përngjason edhe uthullës edhe shampanjës. Ky eliksir i shëndetshëm është goxha i lashtë, besohet se vjen nga Kina, ku konsumohet prej 2000 vitesh dhe njihej si Çaji i Përjetësisë.
Kombucha përbëhet nga çaj, sheqer, baktere dhe tharm. Pasi këta përbërës fermentohen, bashkohen me ekstrakte bimore si xhenxhefili dhe janë gati për konsumim. Në studion e Rreze Dielli, Linda Kalasa na tregon sesi ne t’a përgatisim vetë në shtëpi këtë çaj, i cili ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore duke qenë se përmban probiotikë, antioksidantë, aminoacide, enzima, vitamina dhe shumë minerale.