'Cakrani', shkëqimi i një dinastie / Pjesa e parë

11 Tetor 2019, 12:56

Ekziston një familje fisnikësh shqiptarë, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre të dukshme, në historinë e vendit tonë, që nga fillimet e hershme të rilindjes kombëtare, më tej në pavarësinë e vendit, e duke vijuar në çdo stad të historisë tonë, deri ditën që fatet e Shqipërisë ranë në duart e komunistëve.
Kjo është familja Cakrani, me dy protagonistë të shkëlqyer: Hajredin Cakranin, firmëtar i pavarësisë dhe vëllain e tij Bektash Cakranin, Ministër i Thesarit në qeverinë e Vlorës, mbështetës i Princ Vidit dhe përçues bashkë më të vëllanë Hajredin beun, të ideve liberale e frymës perëndimore në të gjithë furtunat historike, deri ditën që mbyllën sytë.
Çdo energji dhe vlerë të personalitetit të tyre dhe të gjithë pasurinë e familjes, ata e vuri në shërbim të çështjes kombëtare, duke vënë në çdo rast interesat e atdheut mbi ato vetjake.
Por si shpërblim për kontributet e tyre të paçmuara, në vitin 1945 Bektash Cakrani pushkatohet prej regjimit komunist. Dy djemtë e familjes Kadri Cakrani dhe Kujtim Cakrani arratisen të dënuar nga regjimi në mungesë, Hajdar Cakrani një prej djemve të firmëtarit të pavarësisë varet në litar në mes të Fierit, në sy të motrës së tij Suhades, një fisnike dhe zonjë e rrallë, e diplomuar për arte te bukura në Firence. Dy djemtë e tjerë të tij edhe pse të shkolluar në universitet më të mira të Europës, u kalbën burgjeve dhe e mbyllen jeten nën persekutim. Të tjerë ne familje provuan edhe ferrin e psikiatrive. Këta viktima, sot, nuk kanë as varr!!!.
Dosja K e trajton sonte pjesën e parë të kësaj historie shkëlqimtare e njëkohësisht tragjike . Ndiqni pjesën e parë të kësaj historie sonte ne 20 e 30 në Report tv dhe vijimin e saj të enjten e ardhshme.