Dolores Kraja: Babai, një ëndërrimtar i lirisë, që njohu vetëm burgje (26 dhjetor 2023)

26 Dhjetor 2023, 20:26

Dolores, është një vajzë e rritur me të atin në burg dhe peshën e diktaturës e ka ndjerë deri në asht. Ajo thotë se mban mbi shpinë përmes emrit të saj, që ja ka vendosur i ati, gjithë dhimbjen e jetës së tij. Kur ajo erdhi në jetë, ai sapo e kishte mbyllur kapitullin e parë të burgjeve dhe emri që i erdhi ndërmend ishte pikërisht dhimbje. Dolores... Babai i saj Ernesto ka njohur tre dënime gjatë diktaturës, një dënim para se Doloresi të lindte dhe dy dënime të tjera pasi ajo u bë 9 vjeç. Ernesto ka lënë në shtëpinë e tij e tij një varg kujtimesh për gjithë çfarë ka jaluar në burgjet e komunzimit dhe Dolores i pasuron ato kujtime me përjetiomet e saj. Në "Dosja k" ajo tregon vuajtjet e babait dhe këndvështrimin e saj, për çdo stacion të jetës së tij e të familjes së tyre.