Certifikata mirënjohjeje për vullnetarët më të dedikuar të vitit, Veliaj: Krenar për secilin prej jush

6 Dhjetor 2023, 11:38

Dy gjimnazistët, Reivis Qoku nga shkolla “Ismail Qemali” dhe Kejsi Zeraliu nga gjimnazi “Sami Frashëri”, janë shpallur vullnetarët e vitit 2023. Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpërndau certifikata mirënjohje për të rinjtë, të cilët i kanë kushtuar kohë shoqërisë dhe komunitetit.