Çfarë drejtësie presim nga plepistët me 6 muaj kurs?!” Qytetari: Ish-sigurimsat u bënë avokatë e gjyqtarë

12 Gusht 2020, 10:41

Nëse do ekzistonte drejtësia ky vend nuk do të kishte asnjë të keqe. Kështu u shpreh në telefonatën e tij një qytetar nga Tirana ku evidentoi se shumë prej gjyqtarëve dhe avokatëve që kanë qenë në detyrë për vite me radhë janë ish-oficerë të sigurimit që me një kurs 6-mujor në Plepa në kohën e Berishës u veshën me pushtetin e ligjit pa qenë të aftë e të drejtë vetë. Ai foli edhe për disa vendime që janë dhënë në kundërshtim me ligjin e ndërsa denoncoi edhe një rast personal. Ata janë grup i struktuaruar kriminal dhe jo njerëz që duhet të bëjnë dhe japin drejtësi, ka nënvizuar zotëria.