Ngjyra e urinës mund të jetë një tregues shumë i mirë për problemet shëndetësore, ajo na tregon shumë informacione për shëndetin tonë që duhet të dimë t’i lexojmë duke filluar nga shpeshtësia e urinimit e deri tek ngjyra e saj, transparente, e zbehtë, e verdhë, ngjyrë e fortë portokalli apo kafe në të kuqerremtë. Gjithashtu edhe aroma eshtë një indikator që mund të tregojë se kemi një problem shëndetësor. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.
Në studion e "Rreze Dielli", Altin Joka ekspert i mjekësisë holistike, na jep disa informacione shumë të rëndësishme për të kuptuar në bazë të ngjyrës së urinës se çfarë problemesh shëndetësore ka organizmi ynë.