Denaj në ‘Kontrast’: President nga opozita? Pse jo! Ish-ministrja e Financave: Ja kur pritet stabilizimi i çmimeve

6 Maj 2022, 20:28

Ish-ministrja Anila Denaj, tha të premten në ‘Kontrast’ se Grupi Parlamentar Socialist nuk ka zhvilluar ndonjë mbledhje për të përzgjedhur kandidatët e mundshëm për president. Ajo shtoi se dora e shtrirë e mazhorancës për PD ka vijuar prej kohësh për të sjellë edhe ajo emrat e saj, për kreun e ri të shtetit.